Vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit pa u trajtuar Marrëveshja për Energjetikë, për Qeverinë e Kosovës paraqet proces të rënduar dhe të padobishëm, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Refuzimi i Serbisë, si dhe kërkesa e Brukselit që në takimin e radhës të bisedohet vetëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kishte dështuar takimin e paraparë të mbahet më 7 qershor, shkruan sot Koha Ditore.
Tani nuk ka datë se kur do të mbahet takimi i radhës. Por koordinatori i Qeverisë për dialogun teknik, Avni Arifi, sot do të raportojë para zyrtarëve të Brukselit në lidhje me marrëveshjet e arritura deri tani.
Në agjendë do të jetë raportimi për zbatimin e marrëveshjevesë parë, e nënshkruar më 19 prill 2013, si dhe plani i zbatimit të Marrëveshjes së energjisë dhe telekomit. Objekt i raportimit do të jetë edhe Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Marrëveshja për policinë, gjyqësinë, mbrojtjen civile, zyrat ndërlidhëse.
Delegacioni kosovar do të raportojë edhe për marrëveshjet e dialogut teknik, të arritura ë periudhën 2011-2012, disa prej të cilave nuk kanë gjetur zbatim ende në terren. (MIA)