1155. – Papa Adriani IV kurorëzoi Frederikun I Barbarosa si Perandor i Shenjtë Romak.
1429. – Trupat angleze, duke u tërhequr nga rrethimi i Orleanit, u sulmuan dhe u mundën nga forcat franceze, nën udhëheqjen e Zhan D’Ark dhe Dukës D’Alenkon.
1583. – Doli në qarkullim për herë të parë në Londër tarifa e sigurimit të jetës.
1785. – Kara Mahmut Pashë Bushatlliu, në krye të ushtrisë shkodrane dhe reparteve aleate të Tiranës, Krujës, Dibrës, etj., sulmoi Malin e Zi dhe pas 4 ditë luftimesh, hyri në kryeqytetin malazez, Cetinjë.
1778. – Forcat kolonialiste britanike hynë në Filadelfia, nën komandën e Sir Henri Klinton.
1815. – Napoleoni u mund në betejën e Vaterlosë nga një forcë e bashkuar britanike, gjermane dhe holandeze nën komandën e Dukës se Wellingtonit dhe gjeneralit Gebhard fon Blyker. Napoleoni abdikoi më 22 qershor.
1821. – U shfaq për herë të parë në Berlin opera “Der Freischutz”, e Karl Maric fon Veber.
1868. – Lindi Miklosh Horti de Nagibania, oficer hungarez dhe udhëheqës konservator. Ai mundi forcat revolucionare në Hungari pas Luftës së Parë Botërore dhe mbeti në krye të shtetit deri në vitin 1944.
1878. – Lidhja Shqiptare e Prizrenit miratoi një seri vendimesh, që u përfshinë në atë që u quajt “Kararnamen” apo “Libër i vendimeve”. Ato caktonin si detyrë degëve krahinore të Lidhjes të organizonin dhe të mbanin secila reparte ushtarake lokale dhe të siguronin qetësinë dhe rregullin. Njëkohësisht u shpall një “besë” dhe për ata që do të praktikonin gjakmarrjen, parashikoheshin dënime të rrepta. Në “Librin e vendimeve” është përfshirë edhe “Urdhëresa e Lidhjes Shqiptare për organizimin e administratës dhe të ushtrisë”. Pjesa e parë e saj përmban 19 nene mbi krijimin dhe funksionimin e administratës. Me këtë akt, Lidhja praktikisht merrte mbi vete funksionet e një qeverie. Pjesa e dytë e urdhëresës ka vetëm 8 nene dhe bën fjalë për organizimin e ushtrisë dhe vendosjen apo dislokimin e saj.
1883. – Lindi Baltasar Brum, president i Uruguajit nga viti 1919-’23.
1904. – Vdiq rilindasi enciklopedist Sami Frashëri, një ndër figurat më të ndritura që ka nxjerrë kombi ynë. Ai ishte filozof dhe shkencëtar, shkrimtar, dramaturg e gazetar, organizator dhe udhëheqës i lëvizjes sonë kombëtare, politikan dhe patriot, një njeri me bagazh të jashtëzakonshëm kulturor. Në Prishtinë është botuar përmbledhja e veprave të tij në gjuhën shqipe në 8 vëllime. Vetëm “Enciklopedia e gjeografisë dhe historisë”, që përdoret edhe sot në Turqi, ka 6 vëllime. Por ai ka 7 botime kapitale në gjuhën turke, disa prej të cilave me shumë vëllime dhe më shumë se 1500 faqe. Vetëm fjalori i ilustruar frengjisht-turqisht ka 2240 faqe dhe deri në vitin 1905 ishte botuar 4 herë. Gjatë jetës së tij të shkurtër, Sami Frashëri ka botuar dhe drejtuar 6 gazeta dhe revista nga më të njohurat në Turqi, që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të vendit. Tematikën patriotike shqiptare Sami Frashëri e ka ngjeshur edhe në botimet e tij enciklopedike.
1915. – Përfundoi beteja e dytë e Artuasë, në fund të së cilës sukseset e francezëve nën udhëheqjen e Zhofres dhe të gjermanëve, nën atë të Folkenhajit, ishin shumë të vogla, ndërsa humbjet shumë të mëdha.
1928. – Eksploruesi norvegjez Roald Amurdsen humbi në fluturimin e tij mbi oqeanin Arktik.
1936. – Në vendin Gorki, në Moskë, vdiq Aleksej Maksimoviç Peshkov, alijas Maksim Gorki, shkrimtar rus, respektivisht shkrimtar i njohur botëror.
1942. – Lindi Pol Mekartni, këngëtari i grupit “Beatles”. Ai u bë një nga kompozitorët më të suksesshëm të shekullit të 20-të.
1953. – Egjipti u shpall Republikë, ndërsa Gjenerali Negrib, president i parë i tij.
1972. – Një aeroplan “Trident” i shoqërisë britanike BEA u përplas në tokë disa minuta pas ngritjes nga aeroporti i Londrës. Gjatë përplasjes gjetën vdekjen 118 persona që ishin në bord.
1975. – Princit saudit, Feisal Musaid, i pritet koka në mënyrë publike në Riad të Arabisë Saudite. Ai u dënua si vrasësi i mbretit Saudit Feisal më 25 mars të po atij viti.
1979. – Presidenti amerikan, Karter dhe ai sovjetik, Brezhnjev, firmosën traktatin e Kufizimit të Armëve Strategjike (SALT 2) në Vjenë.
1982. – Italiani Roberto Kalvi, figura qendrore e skandalit të Bankës Ambroziano, i larguar nga vendi i tij, u gjend i varur nën urën Bllekfrajer të Londrës.
1983. – Selli Raj u bë gruaja e parë amerikane që fluturoi në hapësirë në bordin e anijes “Cellenxher”.
1987. – Parlamenti vietnamez emëroi Vo Ci Kong si president dhe Fam Hung në postin e kryeministrit.
1996. – Benjamin Netanjahu u betua si kryeministri më i ri i Izraelit në krye të qeverisë së koalicionit të djathtë.
1997. – Kryeministri turk, Nexhmedin Erbakan, dha dorëheqjen, duke i dhënë fund periudhës së tij njëvjeçare si udhëheqës i parë islamik modern.
1999. – SHBA përshpejtuan përpjekjet për përmbysjen e presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Kështu për herë të parë që nga fillimi i krizës në Kosovë, burime nga administrada e Klintonit konfirmuan se ekzistonte një plan sekret i CIA-s për të destabilizuar udhëheqjen e Beogradit.
2000. – Bashar al Asad zgjidhet lider i partisë siriane në pushtet Baas, pas vdekjes së presidentit Hafez al Asad.
2001. – Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës i ripërtërinë marrëdhëniet diplomatike. Të njëjtën ditë Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kinës Tajvan i shkëputën marrëdhëniet diplomatike.
2004. – Shefat e shteteve dhe qeverive të 25 anëtareve të Bashkimit Evropian në Bruksel e miratuan kushtetutën e Bashkimit Evropian, me marrëveshje që dokumenti të hyjë në fuqi kur do ta ratifikojnë të gjitha vendet-anëtare të Unionit.
2010. – Vdiq Zhoze Saramago, shkrimtar portugez, fitues i Çmimit Nobel. Konsiderohet për njërin ndër shkrimtarët më të njohur portugez. Veprat: “Embargo dhe rrëfime të tjera”, “Verbëri”, “Shtatë diej dhe shtatë hëna”.
2011. – Pas një sëmundje të gjashtë dhe të rëndë në Boston në moshën 88-vjeçare vdiq disidentja sovjetike dhe e veja e fituesit të çmimit Nobël Andrej Saharov, Elena Boner. Boner gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë e kritikonte Bashkimin Sovjetik për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.
(MIA)