• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Bekteshi: Investitorët e huaj janë të mirëseardhur në Maqedoni

June 15, 2018
in BALLINA, LAJME
Mundësitë investuese të Maqedonisë prezantohen në EBE
Share on FacebookShare on Twitter

Republika e Maqedonisë e garanton kapitalin e huaj përmes sundimit të së drejtës. Investitorët e huaj janë të mirëseardhur në Maqedoni. Kjo ishte porosia që përfaqësuesit e ekipit ekonomik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë shpalosën gjatë takimeve të djeshëm në Frankfurt me investitorë gjermanë gjatë të cilave u prezantuan mundësitë, të cilat i ofron Maqedonia për investitorët potencial nga Gjermania si dhe Planin për rritje ekonomike.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pjesë e delegacionit qeveritar realizoi një drekë pune me përfaqësues të kompanive të mëdha gjermane, biznesmenë dhe anëtarë të odave ekonomike gjermane.

Në drekën e punës, siç njoftojnë nga ministria dikasteriale, morën pjesë edhe Ministri i Financave Dragan Tevdovski, ai i Shëndetësisë Venko Filipçe, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe Aleksandër Mlladenovski, drejtor i  DZTZHI.

Një pjesë e kompanive tashmë investojnë në Maqedoni, ndërsa një pjesë, siç thanë ministrat, po mendojnë dhe janë para vendimit që të fillojnë biznesin e tyre në vend.

Bekteshi me këtë rast është shprehur i kënaqur nga takimet e realizuara. Sipas tij ai si ministër i ekonomisë dhe ministrat e tjerë, pjesë e delegacionit qeveritar sot kanë arritur të bindin kompanitë gjermane se në të gjitha segmentet Maqedonia po tregon rezultate pozitive dhe se është një vend i dëshiruar për investitorët e huaj.

“U bëmë thirrje kompanive që të vijnë dhe të investojnë në Maqedoni. Ua prezantuam mundësitë tona për investim dhe jemi shumë të kënaqur me ta. Vizita të tilla të punës planifikojmë edhe në shtete të tjera”, theksoi Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi kompanive gjermane gjithashtu u sqaroi se Maqedonia me hapat të cilat po ndërmerr cilësohet si shtet i sigurte për investim, i hapur për fqinjët dhe për botën, shtet i cili shumë shpejt do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së djeshme realizoi dhe një takim të shkurtër me përfaqësues të Bankës Gjermane.

Për momentin rreth 200 kompani me kapital gjerman punojnë në Maqedoni dhe në to ka 20 mijë të punësuar. Në periudhën prej janarit deri në mars të këtij viti, eksporti nga Maqedonia në Gjermani është 643,2 milionë euro dhe paraqet rritje për 16 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.  

(MIA)

Tags: Bekteshiinvestime të huaja
Next Post
Parlamenti grek debatoi dy orë pas mesnate për marrëveshjen me Maqedoninë

Parlamenti grek debatoi dy orë pas mesnate për marrëveshjen me Maqedoninë

Protesta në Athinë dhe në Prespë për marrëveshjen me Maqedoninë

Protesta në Athinë dhe në Prespë për marrëveshjen me Maqedoninë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom