• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Samiti i NATO-s: Së pari ndryshime kushtetuese, pastaj ftesë për anëtarësim në aleancë

June 14, 2018
in BALLINA, LAJME
Samiti i NATO-s: Së pari ndryshime kushtetuese, pastaj ftesë për anëtarësim në aleancë
Share on FacebookShare on Twitter

Miratimi i marrëveshjes për emrin me Greqinë, do t’ia hapë rrugën Maqedonisë drejt NATO-s. Por, për të ndodhur një gjë të tillë, vendi duhet t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese. Sipas marrëveshjes të cilën qeveria duhet ta prezantojë, dhe të cilën tashmë e publikuan mediumet greke, Athina duhet ta njoftojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s se e përkrah zgjerimin me ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën.

“Pasi e merr njoftimin nga pala e dytë, se janë kompletuara të gjitha procedurat ligjore për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, duke e përfshirë edhe referendumin e mundshëm nacional me rezultatin në pajtim me këtë marrëveshje, dhe pas kompletimit të amendamenteve të Kushtetutës të palës së dytë, pala e parë do ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e palës së dytë në NATO”, Neni 2 nga marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Koloneli në ARM, Zoran Jovanovski pret që Maqedonia përfundimisht të marrë ftesë për hyrje në NATO. “Personalisht, mendoj se do të marrë ftesë për shkak se u plotësuan të gjitha kushtet. Shpresoj se procesi i cili po vijon do të kontribuojë që Maqedonia të hyjë në NATO”, tha Zoran Jovanovski, Kolonel në ARM.

Sipas Jovanovskit, nga Aleanca vendi do të ketë përfitim ekonomik por edhe përfitim në pjesën e sigurisë.

“Kjo gjë për Maqedoninë do të thotë garanci për siguri- të hyjmë nën ombrellën e sistemit të sigurisë të cilin NATO e ofron,  si dhe zhvillim ekonomik për vendin tonë duke marrë parasysh sigurinë që e ofron NATO  në lidhje me përvojën e vendeve të tjera”, tha Jovanovski. Samiti i NATO-s do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel.


Burimi: Flaka

Tags: alenaceanetaresimkushtetueseNATOndryshimesamit
Next Post
Në Kaliforni do të votohet për ndarje këtë nëntor

Në Kaliforni do të votohet për ndarje këtë nëntor

Aksident i rëndë në rrugën Strimnicë-Tetovë, ka të lënduar (FOTO)

Aksident i rëndë në rrugën Strimnicë-Tetovë, ka të lënduar (FOTO)

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom