Ministria e Infrastrukturës së Kosovës sot në solemnitet do ta lëshojë në qarkullim segmentin e tretë dhe të parafundit të autostradës “Arbër Xhaferi”, e cila e lidh Prishtinën me kufirin e Maqedonisë te Hani i Elezit.
Ceremonia do të mbahet nën moton “Jo shpejtësisë, po sigurisë”, në kornizat e fushatës për ngritje të vetëdijes te shoferët për rritje të sigurisë në komunikacion.
MI informon se solemniteti do të mbahet në rrethrrotullimin e fshatit Doganaj në Kaçanik, me fillim në orën 11.
Burimi: Medial