Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të Mirë Fqinjësore Johanes Han në një intervistë për MIA-n shpreh bindjen se Këshilli i BE-së këtë muaj do t’i ndajë Maqedonisë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Hani në intervistë flet për pritjet e tij nga Këshilli i BE-së, për atë nëse ekzistojnë rreziqe që vendi të mos fitojë datë për negociata, për përpjekjet e KE-së që t’i bindë ato vende anëtare të cilat e kundërshtojnë këtë proces, por edhe për gjendjen e brendshme politike në vend pas publikimit të marrëveshjes me Greqinë, gjegjësisht për qëndrimet e presidentit Gjorge Ivanov dhe VMRO-DPMNE-së opozitare.
E përjetoni këtë marrëveshje si sukses personal pjesërisht?
“E dini në politikë nuk mund të prisni se në periudhën tuaj të përgjegjësisë do të zgjidhen konteste të mëdha, ndërsa ky është padyshim kontest i madh. Nëse e shohim si ishte situata në vend në vitin 2015 dhe si është tani, tre vjet, shumë kohë kaloi dhe gjithçka ka ndryshuar në të mirë.
Kjo ishte pengesa e fundit për fillimin e negociatave me BE-së, vallë tani mund të presim vendime nga Këshilli për fillim të negociatave në qershor?
“Pres, nëse e gjitha kjo tani është nënshkruar dhe dakorduar, se do të ketë impakt në konkluzionet e Këshillit dhe pres pas rekomandimit për negociata të fillojnë përgatitjet për fillimin e negociatave.
Ka rrezik Këshilli të mos përcaktojë fillim të negociatave?
“Asgjë nuk mund të garantoj njëqind përqind. Gjithmonë jam shumë i kujdesshëm kur duhet të premtohet diçka, por kam shumë, shumë ndjenjë të mirë, ndërsa zakonisht mund t’u besoj ndjenjave të mia.
Franca është një ndër vendet të cilat janë më negative ndaj zgjerimit, çfarë bëni si Komision t’i bindni?
“Nuk është vetëm Franca dhe Holanda, shumë njerëz në Evropë dhe kjo nuk ka lidhje me zgjerimin, vlerësojnë se Unioni dhe institucionet duhet të adaptohen me numrin e anëtareve. Në këtë pikëpamje, nuk është me rëndësi nëse jemi 28 apo 32, mënyra e sjelljes së vendimeve në BE nuk përputhet me sfidat me të cilat po ballafaqohemi në nivel global. Njerëzit besojnë se duhet të adaptojmë dhe të ndryshojmë disa procedura. Për këtë Komisioni në vjeshtë do të propozojë listë të rajoneve ku mund të kalojmë prej vendimmarrjes unanime drejt vendimmarrjes me shumicë. Disa vlerësojnë se duhet fillimisht t’i bëjmë reformat e brendshme, por unë them se kjo duhet të shkojë paralelisht. Por tërë kjo bëri presion serioz ndaj të dy palëve, kandidateve, për temat kandiduese.
Ai propozim për sjelljen e vendimeve të caktuara me shumicë të thjeshtë sesa në mënyrë unanime a ka të bëjë me tema të lidhura me zgjerimin?
“Është pak e komplikuar nga aspekti juridik për të hyrë në detaje, por nëse vendet anëtare pajtohen për fusha të ndryshme të kalojnë në vendimin e shumicës, do të ishte e mundur mendoj për një marrëveshje për bençmarks, hapjen e bençmarks dhe ngjashëm. Për arsye se gjatë procesit të bisedimeve ka rreth 150-200 vendime të cilat duhet të sillen në mënyrë unanime, ndërsa ato janë… me ekipin tim kalojmë një të tretën e kohës për të bindur një apo dy vende, të cilat vendosin veto ndaj diçkaje, për të pranuar atë që kanë rënë dakord 26-27 vende të tjera pa shumë bisedime të gjata. Shpresoj se diçka do të ndryshojë”.
Të kalojmë në gjendjen e brendshme në Maqedoni. Presidenti theksoi marrëveshja është e dëmshme dhe paralajmëroi se nuk do ta nënshkruajë atë. Cili është komenti juaj?
“Nuk është e hijshme që një president shteti, të refuzojë të bisedoj me kryeministrin, me ministrin e jashtëm, për të fituar informacione të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme plotësisht i kanë respektuar përcaktimet kushtetuese dhe vetëm urgjentisht mund t’i bëj thirrje presidentit të ndërmarrë përgjegjësi. Kjo nuk është çështje pranimi, por në demokraci mund të presim që njerëzit të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të diskutojnë dhe nuk duhet të harrohet se shefi i shtetit në njëfarë mënyre është model për shumë njerëz në një vend, presidenti si i përzgjedhur i drejtpërdrejt ka pozitë specifike dhe përgjegjësi dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, ndryshe i bën dëm funksionit të tij.
Lideri i opozitës u prononcua kundër marrëveshjes dhe tha se do të votoj kundër referendumit, çfarë nëse e bllokojnë marrëveshjen?
“Porosia ime deri tek opozita është se ajo duhet me kujdes të shqyrtojë marrëveshjen, duhet të diskutojë me Qeverinë, flasim për temë e cila është me interes kombëtar, ka efekt të drejtpërdrejtë ndaj ardhmërisë së vendit dhe perspektivës së saj euroatlantike. Ajo nuk ishte pengesë e vogël, ai ishte mal dhe tani është hequr. Kuptohet nuk dua të gjykoj rezultatin e kësaj marrëveshjeje, por ashtu është natyra e bisedimeve dhe e kompromisit, çdonjëri duhet të heq dorë prej diçkaje, por në përgjithësi si duket rezultati është mjaft i përshtatshëm për vendin tuaj. Por edhe një herë, kjo duhet të vlerësohet nga të gjithë, kërkesa ime modeste është se çdonjëri duhet të jetë i vetëdijshëm për dimensionin historik dhe ndikimin afatgjatë ndaj zhvillimit të këtij vendi dhe kushtet për jetë dhe mundësitë për qytetarët e saj”.
A duhet, ose jo, Qeveria të jetë më inkluzive ndaj opozitës në këtë proces?
“Duhet të them se nuk e di, sepse gjithçka është shumë e freskët, nuk e di si kanë komunikuar në brendësi. Gjithmonë është pozitive të përfshihen lojtarët kyç sa më herët. E dini kemi diskutim të ngjashëm midis Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian në cilin moment duhet të informohet Parlamenti? Ne themi se në negociatat e vazhdueshme nëse shkëmbejmë drafte nuk mundemi për çdo draft apo ndryshim të informojmë, por kur ka rezultat mendoj se kryeministri, nëse nuk ka ndodhur, duhet t’i informojë. Për atë dhe më vjen keq për reagimin e presidentit, kur dëshironte që kryeministri t’i japë informata të dorës së parë, personalisht… edhe një herë kjo nuk ishte në rregull”.
E di se në aspektin politik jeni komisionar neutral, por megjithatë jeni anëtarë i Partisë Popullore Evropiane, kjo parti deri më tani nuk e ka përshëndetur marrëveshjen, ndërsa e dimë se partnerët opozitarë në të dy vendet i përkasin këtij grupi politik. A ka mundësi që PPE-ja në njëfarë mënyre të lehtësojë procesin?
“Me të vërtet duhet të bëj dallim me funksionin tim si kryetari i PPE-së. Nëse unë jam komisionar i përkushtuar në diçka përmbahem nga marrja e qëndrimit politik për diçka, kuptoheni këtë ju lutem. Por, nga ana tjetër në kontakt të vazhdueshëm jam me presidentin në lidhje me këtë temë, ndërsa ai është në kontakt të vazhdueshëm me liderin e opozitës, dhe ndonjëherë është më mirë disa punë të bisedohen tet a tet, sepse kjo është çështje kombëtare dhe duhet të shihet si punë mbipartiake dhe kuptohet të gjithë ne politikanët i kuptojmë nevojat e liderëve të opozitës, por ka pritshmëri opozita të ketë rol konstruktiv. Këtu kisha thënë se opozita e sapokrijuar në Shkup tanimë tregoi bashkëpunim dhe konstruktivitet dhe nëse e marrim parasysh dialogun e fundit Zhan Mone, ajo ishte dëshmia e parë se niveli parlamentar ka angazhim. Të gjithë duhet të mësojmë, askush nuk është i përkryer, disa punë ecin ngadalë. Aftësia për kompromis ende nuk është zhvilluar plotësisht në rajon, të kuptohemi, kompromisi nuk është stigma e humbësit, por është realiteti në strukturën demokratike”.
Në mënyrë procedurale, nëse procesi zhvillohet sipas planit dhe nëse Këshilli jep dritë jeshile, si do të rrjedhin tani punët? Kur mundet Maqedonia të presë fillim të bisedimeve me BE-në?
“Nëse marrim dritë jeshile, do të fokusohemi në metodologjinë tonë të re, do të fillojmë me kapitujt 23 dhe 24 të cilët kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Fillimi i këtij procesi për ekzaminim do të merret me vlerësimin e gjendjes me sundimin e ligjit dhe në bazë të asaj do propozojmë përcaktues për hapjen e kapitullit dhe ajo ashtu shkon”.
Si dhe nëse do të ndryshojë jeta e qytetarëve pas fillimit të negociatave?
“Konkretisht mund t’ju them se kur e hapëm kapitullin e parë me Serbinë ajo shkaktoi bum të investimeve ndërkombëtare, jo vetëm evropiane por edhe ndërkombëtare.
Kompanitë vendosën të shkojnë në Serbi, të hapin, të blejnë, sepse ndjeheshin shumë më të sigurt nga aspekti juridik. Të jeni të sigurt se e njëjta do të ndodh edhe me vendin tuaj. Tërheqja e investimeve të huaja domethënë krijim i vendeve të reja të punës. Por e njëjtë është pyetja e komunikimit. Dua nga politikanët të kërkoj të bëjnë lidhjen midis investimeve dhe startit të negociatave, rritja e investimeve nuk bie nga qielli, por është rezultat i progresit në lidhje me aspiratat e BE-së, kjo do të ishte e rëndësishme të jesh i drejtë dhe është në interesin tonë të shpjegojmë pse ka bum të investimeve.
Tanja Milevska
(MIA)