• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Mediat greke: Maqedonia Veriore me gjuhë maqedonase dhe identitet maqedonas

June 12, 2018
in BALLINA, LAJME
Mediat greke: Maqedonia Veriore me gjuhë maqedonase dhe identitet maqedonas
Share on FacebookShare on Twitter

Republika e Maqedonisë Veriore erga omnes, me gjuhë maqedonase dhe identitet është ajo që përmban marrëveshja që duhet të nënshkruajnë Maqedonia dhe Greqia, sipas informacionit të radios greke “247” dhe gazetarëve të cilët zbuluan detaje nga vendimi. 

Konkretisht, gazetarët grekë publikuan se në marrëveshje:

-Hiqen citatet në Kushtetutë për “mbrojtjen e pakicës maqedonase” jashtë kufijve dhe zbatohet neni përkatës që ekziston në Kushtetutën greke për diasporën.

-Përcaktohen periudha kalimtare për ndryshimin e dokumenteve të brendshme dhe ky proces i ndërlikuar lidhet me hapjen e kapitujve në negociatat inkuadruese.

-Formohet komision i cili do ta shqyrtojë përdorimin e shenjave tregtare në të dy vendet.

-Njihet gjuha maqedonase (macedonian language) me shënimin se Maqedonia Veriore në kuadër të marrëveshjes  e pranon se kjo gjuhë është me prejardhje sllovene (siç është regjistruar në kuadër të KB-së).

Lidhur me kombësinë vlen termi Macedonian/citizen of the Republic of North Macedonia  me nënvizim të qartë se populli i këtij vendi nuk ka lidhje me civilizimin antik grek.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, lidhur me fazat për implementimin e marrëveshjes, një pjesë e madhe e informacioneve që i publikon radioja greke, tashmë janë publikuar në periudhën e kaluar në mediat në Greqi, ndërsa i transmetoi edhe MIA, por janë të ngjashme dhe me atë që dje e sqaroi shefi i diplomacisë greke në intervistën për televizionin “Kontra”, ndërsa sot e përmendi edhe partnerin e koalicionit në qeveri Panos Kamenos.

Marrëveshja fillimisht do të ratifikohet në Kuvendin e Maqedonisë, Qeveria greke do të dërgojë shkrim deri në BE dhe NATO, sipas radios “e nxit fillimin e negociatave për integrim të Maqedonisë Veriore me BE dhe integrimin në NATO, nën kushtim se do të bëjë revizion kushtetues”.

Lidhur me mbledhjen e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së më 25 dhe 26 qershor në Bruksel dhe samitin e NATO-s në korrik, radioja e publikoi atë që dje e tha Koxias, se në BE do të dërgojë mesazh pozitiv për fillimin e negociatave inkuadruese, ndërsa për Aleancën atlantike të Veriut, Maqedonia, respektivisht “Maqedonia Veriore do të marrë ftesë nën kushtim që të bëhet revizion kushtetues”.

Në vazhdim, sipas gazetarëve grekë, kryeministri Zaev do të dërgojë shkrim deri te vendet që e kanë njohur Republikën e Maqedonisë me emrin kushtetues që t’i njoftojë se është në fuqi emri Maqedonia Veriore për marrëdhënie dypalëshe dhe forume ndërkombëtare.

“Në periudhën nga korriku deri më dhjetor të vitit 2018, Qeveria e Zaevit do të duhet të mbajë referendum dhe nëse epilogu është pozitiv do të bëjë revizion kushtetues. Nëse është negativ, si plan B ekziston siguria e shpalljes së zgjedhjeve parlamentare me karakter referendumi për çështjen e Shkupit “, publikoi radioja “247”.

Kur të gjitha detyrimet nga pala maqedonase do të përfundohen, atëherë marrëveshja do të vijë në votim në Parlamentin grek, ndërsa në të njëjtën kohë do të ratifikohet edhe anëtarësimi në NATO.

Tash për tash nuk ka konfirmim zyrtar as nga Qeveria greke as nga ajo e Maqedonisë, për pohimin e mediave greke për përmbajtjen e marrëveshjes.

Detajet nga marrëveshja, të cilin gjoja e kanë arritur kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Ciçras, janë publikuar në vigjilje të bisedës telefonike mes dy liderëve, i cili pritet të ndodh pasdite  dhe në të cilin ata duhet ta konfirmojnë marrëveshjen e arritur. (MIA)

Tags: gjuheIdentitetmaqedonaseMaqedonia Verioremedia greke
Next Post
Anulohet iftari i LGBT-së në Tetovë

Anulohet iftari i LGBT-së në Tetovë

Deri në fund të javës mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 36 gradë Celsius

Deri në fund të javës mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 36 gradë Celsius

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom