Eurodeputeti Knut Flekenshtajn ju bëri thirrje liderëve të BE-së të hapin bisedime me Maqedoninë dhe Shqipërinë në Samitin e qershorit.
“Duhet të jetë e qartë se duhet të veprojmë në Maqedoni, ka një erë të re atje, marrëveshja me Bullgarinë e ilustron atë, duhet ta mbështesim atë që e bënë Cipras dhe Zaev, ndërsa bën përpjekje thelbësore për të zgjidhur problemin për emrin”, deklaroi Flekenshtajn sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
“Kemi progres edhe në Shqipëri, sundimi i së drejtës ndoshta është më i mirë se disa shtete të BE-së. Duhet të fillojmë bisedime me këto vende”, tha Flekenshtajn.
Ai bëri thirrje dhe për hapjen e kapitujve të rinj të bisedimeve me Malin e Zi dhe me Serbinë, dhe progres në liberalizimin e regjimit të vizave me Kosovën nëse plotësohen kushtet.
“BE-ja duhet të reformohet, e dimë, por punët mund të zhvillohen paralelisht, negociatat nuk domethënë se jeni anëtarë i BE-së”, porositi Flekenshtajn.
Ai i bëri thirrje BE-së të jetë më e pranishme në Ballkan dhe se Samiti me Ballkanin Perëndimor një herë në pesëmbëdhjetë vjet nuk mjafton.