Greqia dhe IRJM janë në garë me kohën për përfundimin e negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin, me qëllim që të mbërrihet Samiti i BE-së në fund të këtij muaji shkruan gazeta greke ‘Kathimerini’.
“Letra greke do të jetë në lidhje me emrin e dakorduar, Republika Maqedonia e Veriut, Maqedonia e Epërme ose ndonjë emër i tretë që do të dakordohet. Nëse marrëveshja merr votë pozitive në referendum, atëherë do të hapet rruga për rishikim të Kushtetutës së IJRM, kërkesë kyçe e Greqisë. Në qoftë se referendumi nuk është i suksesshëm, dështon marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës”, shkruan ‘Kathimerini’.
Burimi: Tetovasot