• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Raporti i KE-së për Maqedoninë në seancë parlamentare

June 11, 2018
in BALLINA, LAJME
Raporti i KE-së për Maqedoninë në seancë parlamentare
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët në seancën e 47-të të Kuvendit do ta shqyrtojnë Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018-të.

Në rendin e ditës të seancës është Propozim vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban, si dhe ndryshimet e ligjit për privatizim dhe qiranë e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të akcizave, ndryshimet e Ligjit për tregti, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune.

Deputetët mes tjerash do të debatojnë edhe për ndryshimin e propozim Ligjit për trajnimin dhe provimin për drejtorët e shkollave fillore, të mesme, konviktet për nxënësit dhe hapjen e Universitetit të qytetarëve për mësim të përjetshëm, sipas ndryshimeve të Ligjit për themelimin e Fakultetit të Takonologjiko-teknik, Fakultetin e Veterinarisë dhe Fakultetin Juridik në përbërjen e Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, si dhe për propozim ndryshimet për Ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut.

Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe propozimi i Kodit për sjellje etike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i parashtruar nga Talat Xhaferi, Frosina Remenski, Goran Misovski, Dragan Donev, Tomislav Tuntev, Ejup Alimi, Afrim Gashi, Surija Rashidi dhe Meral Uzeiri Ferati.

(MIA)

Tags: Komisioni Evropianseancë parlamentare
Next Post
Fillon ndërtimi i objektit të ri komunal në Haraçinë me mjete të BE-së

Fillon ndërtimi i objektit të ri komunal në Haraçinë me mjete të BE-së

“Investojmë në mjekët e rinj, ardhmëria e shëndetësisë në Maqedoni”

"Investojmë në mjekët e rinj, ardhmëria e shëndetësisë në Maqedoni"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom