Konsumatorët e fshatit Çajlane në komunën e Sarajit nesër nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do të mbesin pa energji elektrike.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 11:00, pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e rrugës “Jurij Gagarin” prej nr. 60 deri në nr. 72 në komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 10 deri në orën 15 një pjesë e konsumatorëve të fshatit Brazdë në komunën e Çuçer Sandevës.
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e punëve teknike të caktuara në elektro rrjetin distribuiv nga ana e ekipeve të SHA EVN Maqedoni.
Burimi: Medial.mk