Komisioni i përzier që do të kryejë hetim për rastet me foshnjat e zhdukura, ndërsa në të cilin janë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe prindërit e fëmijëve të cilët dyshojnë se fëmijët u janë zhdukur nga spitalet e lindjes, fillon me punë. Ajo ndodh katër muaj pas themelimit të atij komisioni, publikoi gazeta Veçernje novosti.
“Formimin dhe fillimin e punës së Komisionit mezi e përfunduam duke iu falënderuar ministrit Nebojsha Stefanoviq dhe Qeverisë, edhe krahas kundërshtimit të ish-regjimeve në institucione”, deklaroi për gazetën Radisha Pavlloviq, anëtar i Komisionit dhe kryetar i Shoqatës “Për të vërtetën dhe drejtësinë e foshnjave”.
“Komisioni do të obligohet edhe ta hetojë përgjegjësinë e atyre të cilët me vite e kanë penguar hetimin”, thekson ai.
Pavlloviq shtoi se prindërit duan ta dinë të vërtetën dhe pastaj edhe drejtësinë.
“Atë që na e ofron Ligji për foshnjat janë vetëm kompensime”, citoi Pavlloviq.
Për ligjin ka diskutuar edhe Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës të cilët mbikëqyrin zbatime të vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Ata shprehën keqardhje të thellë sepse autoritetet në Beograd kanë dështuar në zbatimin e masave nga aktgjykimet gjyqësore që të sigurohet vendosje e mekanizmit për dëmshpërblimin e të gjithë prindërve të foshnjave “të zhdukura”. Gjykata dha urdhëresë për Serbinë për zgjidhje institucionale të çështjeve me foshnjat e zhdukura para pesë viteve.
(MIA)