Kuvendi në kuadër të seancës së 47-të sot njëzëri me 84 vota miratoi Kodeks për sjellje etike të deputetëve. Qëllimi i dokumentit është që ta përforcojë etikën te deputetët dhe ta rrit besimin në Parlament, si organ përfaqësues të qytetarëve dhe bartës të pushtetit ligjdhënës.
Harmonizimin final të Kodeksit etik deputetët nga shumica në pushtet dhe opozita e arritën në takimin e parë në kuadër të procesit Zhan Mone në Ohër në maj të këtij viti. Në vijim është harmonizimi i ndryshimeve të Rregullores për punë në Kuvend, që po ashtu ishte në rend të ditës të këtij takimi.
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi kërkoi që siç mbisundoi konsensusi gjatë përgatitjes së kodeksit, ashtu edhe të vazhdohet gjatë miratimit të Rregullores, ligje tjera me shumicë të dy të tretave dhe Planin 18 të Qeverisë.
Sipas Kodeksit Etik, deputeti gjatë kryerjes së funksionit të tij duhet t’u përmbahet parimeve themelore etike, ta kryejë funksionin e tij pa diskriminim, të udhëhiqet nga interesi publik dhe ta respektojë personalitetin e çdo individi.
Deputeti nuk duhet t’i ndërpresë bashkëbiseduesit dhe të japë komente nga vendi ose në çfarëdo lloj mënyre ta dëmtojë rrjedhën e seancës dhe të shfrytëzojë fyerje, fraza ose gjeste me të cilat mund të ofendohen deputetët tjerë ose bartës të funksioneve publike. Deputeti duhet t’u përmbahet fjalimeve të cilat mund të shkaktojnë urrejtje dhe dhunë, duhet t’i respektojë rregullat e sjelljes, rregullat që kanë të bëjnë në parandalimin e përplasjes së interesit publik dhe privat, ndalimin për korrupsionin dhe ndalimin për pranim të dhuratave. Në kodeksin janë normuar shkelje të lehta dhe të rënda të kodeksit, për të cilat parashihen edhe masa, siç janë: vërejtje për shkeljet e lehta dhe vërejtje publike për shkeljet e rënda.
Në seancën e 47-të të Kuvendit u miratuan edhe Vendimi për dërgimin e një përfaqësuesi të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban, si dhe për ligjin për ratifikim të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës. (MIA)