Disa, fatkeqësisht, insistojnë të luajnë lojëra, ka qenë komenti i zyrtarit qeveritar për agjencinë e lajmeve greke ANA-MPA, në lidhje me kumtesën e djeshme të MPJ të Maqedonisë.
“Kemi marrëveshje të mirë në tavolinë, që, siç tha kryeministri i IRJM-së, së shpejti duhet të mbyllet. Për fat të keq disa insistojnë të luajnë lojëra”, thotë zyrtari qeveritar për agjencinë e lajmeve greke, duke komentuar kumtesën e MPJ të Maqedonisë.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, mediat greke të cilat i përcjellin, si kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ashtu edhe përgjigjen nga ana greke.
MPJ e Maqedonisë dje kumtoi se cilësia e tekstit të marrëveshjes dhe arritja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjate për të dy palët, janë shumë më të rëndësishme se nevoja e procesit që të finalizohet në çfarëdo kohë.