• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Reformat në gjyqësor, një ndër sektorët dominues në Planin 18

June 8, 2018
in BALLINA, LAJME
Reformat në gjyqësor, një ndër sektorët dominues në Planin 18
Share on FacebookShare on Twitter

Reformat në gjyqësor janë një ndër sektorët dominues në Planin 18, draft versionin e të cilit sot para sektorit qeveritar e prezantoi zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Plani 18 edhe më tej do të fokusohet në shtyllat themelore të 3-6-9, ku përveç gjyqësisë janë edhe reformat në administratën publike dhe shërbimet e sigurisë, por do të drejtohet edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rolin e mediave, lirinë e shprehjes, rolin e shoqërisë civile, luftën kundër migrimit ilegal.

Planin sot Osmani do t’ia prezantojë edhe opozitës, e cila, si, tha duhet të përfshihet në këto procese të reformave.

“Sot kam takim edhe me opozitën, do t’ua prezantoj Planin dhe do të tentojmë t’i përfshijmë në proces, sepse ky projekt i BE-së nuk është as partiak, as qeveritar, ky është obligim i gjeneratave, të dhënë nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësia etnike apo partiake”, theksoi zëvendëskryeministri.

Sqaroi se me Planin 3-6-9 është bërë kornizë, janë aprovuar strategjitë me planet aksionale, me dhjetëra ligje të cilat duhet ta reformojnë sistemin, ndërsa me Planin e ri 18 vazhdon miratimi i ligjeve, por në të do të përmbahen të gjitha rekomandimet nga raporti i KE-së. Plani nuk do të fokusohet vetëm në kritere politike, por edhe në ekonomike.

“Plani 3-6-9 me sukses na e solli rekomandimin e pastër të nëntë për fillimin e negociatave, por ne qartë ua bëmë me dije se reformat nuk i kuptojmë dhe vetë procesi i sjelljes së masave, por si proces thelbësor në transformimit të shoqërisë në atë evropiane, me qëllim që qytetarët të jetojnë në vlera evropiane”, thotë zëvendëskryeministri.

Theksoi se hapi më i mirë i ardhshëm pas Planit 3-6-9 nuk është fillimi i Planit 12, por fillimi i negociatave dhe hapjen e kapitujve 23 dhe 24.

“Ky muaj është më i rëndësishmi, i cili do ta caktojë fatin e shtetit në këtë drejtim dje dhe pardje në Bruksel hartohet propozim konkluzionet, të cilat duhet të sillen në Samitin e qershorit të BE-së”, theksoi Osmani.

Sqaroi se që mos të krijohet hendek midis Planit 3-6-9 dhe fillimit të negociatave këtë javë është lëshuar Plani 18, i cili duhet ta mbulojë periudhën nga përfundimi i planit 3-6-9 deri në raportin e ardhshëm të KE-së. (MIA)

Tags: Bujar Osmaniceshtje evropianegjyqësorplani 18reforma
Next Post
Për herë të parë një shqiptar propozohet në post udhëheqës në njësitin “Tigra”! (FOTO)

Për herë të parë një shqiptar propozohet në post udhëheqës në njësitin “Tigra”! (FOTO)

Fund për pjesën ekzekutive gjyqësore të Misionit të EULEKS-it në Kosovë

Fund për pjesën ekzekutive gjyqësore të Misionit të EULEKS-it në Kosovë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom