• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gjykata e Apelit e shlyen Kasamin si lider të BESËS, Gashi sfidon?!

June 8, 2018
in BALLINA, LAJME
Gjykata e Apelit e shlyen Kasamin si lider të BESËS, Gashi sfidon?!
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA të krahut të Kasamit, Abdush Demiri sot përmes një konference me gazetarët ka theksuar se Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e gjykatës themelore Shkupi 1, me ç’rast tanimë e konteston Kasamin si kryetar partie.
“Sot kemi pranuar nga Gjykata e Apelit-Shkup një vendim skandaloz, i cili nuk ka asnjë përmbajtje juridike, që dëshmon se gjyqësia është akoma e kapur nga pushteti dhe vendimet e saj i sjell përmes imponimeve nga partitë në pushtet. Fakti që Gjykata e Apelit ka pranuar dëshmi të falsifikuara, që nuk janë paraqitur në shkallën e parë, dhe ka pranuar dokumentacion me vulë që Lëvizja Besa e ka shpallur të pavlefshme, dëshmon se ky proces tashmë shëndrohet në proces të pastër politik. Pyesim publikisht gjykatësit e Apelit, se çka i shtyri që të marrin një vendim kaq skandaloz në ditën kur votohet Qeveria? A është pikërisht pjesmarrja në Qeveri e personave të caktuar që ndikoj në vendimin e tyre i cili mund të quhet gjithçka por jo vendim i drejtë dhe ligjor.”, theksoi Demiri.
Ai tha se publikisht e pyesin kryeministrin Zoran Zaev, se a duhet që gjithë politikanët të jenë të dëgjueshëm dhe servil ndaj pushtetit që gjykata e Apelit të marrë vendime pro tyre!?
“Pasi që ne jemi të bindur se jemi në rrugën e drejtë dhe përveç legjitimitetit nga strukturat edhe aspektin legal e kemi të pastër si kristali në favorin tonë, rikujtojmë pushtetin se nëse ndodh precedent që Gjykata të fshije një kryetar partie vetëm se person i pa autorizuar ka bërë një kërkesë të tillë atëhere do inkurajojmë të gjithë të shkojnë në gjykata dhe të kërkojnë të shkruhen si kryetar të LSDM-së pasi që një praktikë e tillë po vendoset nga pushteti që udhëheq LSDM. Edhe përkundër këtij vendimi skandaloz, rikujtojmë se Lëvizja Besa jemi ne dhe se personi i vetëm i autorizuar në gjykatë është kryetari Bilall Kasami, dhe çdokush që do tentojë që të anashkalojë këtë fakt do përballet deri në fund me procedurat e nevojshme para organeve të drejtësisë. Poashtu njoftojmë se prej sot kemi nisur edhe procedura juridike për disa persona që janë nënshkruar në emër të Lëvizjes Besa dhe kanë falsifikuar vulën e partisë.”, theksoi zëdhënësi i Kasamit.


Burimi: INA

Tags: BesaGashiGjykata ApelitKasami
Next Post
Tre shqiptarë me notë mesatare 10 në Universitetin “Kirili dhe Metodi”

Tre shqiptarë me notë mesatare 10 në Universitetin “Kirili dhe Metodi”

Dhunuesi i Zijadin Selës, Aleksandar Janevski-Toshta doli nga burgu

Dhunuesi i Zijadin Selës, Aleksandar Janevski-Toshta doli nga burgu

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom