Profesori i ekonomisë, Abdylmenaf Bexheti është rektor i ri i Universitetit të Evropës Juglindore. Bordi i UEJL-së me nëntë anëtarë, ka vendosur sot që Bexheti të udhëheq me UEJL-në në tri vitet e ardhshme, ndërsa ka marrë shumicën e votave nga nëntë anëtarët e Bordit.
Ndryshe, kandidat për të parin e UEJL-së kanë qenë dr. Abdylmenaf Bexheti, dr.Veton Latifi dhe dr.Blerim Reka. Bordi i UEJL-së ka nëntë anëtarë: tre janë ndërkombëtarë, tre të brendshëm të UEJL-së dhe tre nga komuniteti.
Burimi: Shenja