• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Maqedonia nikoqir i konferencës ndërkombëtare për sfida gjeoteknike

June 7, 2018
in BALLINA, LAJME
Maqedonia nikoqir i konferencës ndërkombëtare për sfida gjeoteknike
Share on FacebookShare on Twitter

Sfidat gjeoteknike, gjetja e zgjidhjeve prakitke dhe të zbatueshme, standardet botërore dhe sendërtimi i kapaciteteve të institucioneve kompetente, janë temat kyçe në Konferencën e 16-të danubiane-evropiane për inxhinieri gjeoteknike, që mbahet prej sot në Shkup.

Në konferencën treditore ndërkombëtare, kushtuar temës “Hazarde dhe rreziqe gjeoteknike: përvoja dhe praksë”, marrin pjesë më shumë se 250 shkencëtarë gjeoteknikë dhe inxhinierë nga 46 shtete.

Sipas Milorad Jovanovskit, kryetar i Shoqatës për gjeoteknikë të Maqedonisë, problemet me vërshime të shpeshta të rrugëve, rrëshqitje të tokës edhe krahas përparimit të gjeoteknikës dhe zhvillimit tekniko-teknologjik, nuk janë karakteristikë vetëm për shtetin tonë.

“Ky nuk është vetëm ‘specialiteti’ ynë, por ndodh gjithkund në botë. Në prezantimet e djeshme nga sfera e ndërtimit të tuneleve janë prezantuar shembuj të tillë, shumë më të vështira se tonat, edhe në Sao Paolo, Brazil edhe në Amerikë. Fatkeqësitë nuk mund të pengohen deri në fund, por nëse ka qasje të mirë, mund të zvogëlohen pasojat. Për fat të keq, natyra ndonjëherë mund të befasojë dhe pikërisht kjo konferencë jep mjaftë mënyra dhe shembuj se si mund të zvogëlohen ato pasoja, me zbatimin e tekinkave adekuate, procedura shkencore, e tjera, të cilat do të ndihmojnë që sigurisht të zvogëlohen”, deklaroi Jovanovski.

Presidenti Gjorge Ivanov, i cili është patron i konferencës, e përmendi rëndësinë e angazhimit dhe ekspertizës së inxhinierëve gjeoteknikë dhe porositi se për parandalim efektiv dhe efikas duhet të punohet në përforcimin e institucioneve, kapaciteteve dhe resurseve.

Ai tha se Shkupi pas tërmetit katastrofik para 55 viteve është rindërtuar falë solidaritetit të botës dhe profesionalitetit të inxhinierëve gjeoteknikë, si më përgjegjës për vendosjen e themeleve të shëndosha të qytetit të ri dhe më rezistues.

Organizator i konferencës është Shoqata për gjeoteknikë e Maqedonisë, në bashkëpunim me Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”, Fakulteti i ndërtimtarisë, Oda e arkitektëve dhe inxhinerëve të autorizuar dhe Institucioni i inxhinierëve të Maqedonisë.

Konferenca mbahet me mbështetjen e Shoqatës ndërkombëtare për mekanikë të tokave dhe inxhinerisë gjeteknike (ISSMGE) , me përkrahje edhe të Asociacionit ndërkombëtar për ndërtimin e tuneleve dhe konstruksioneve nlëntokësore (ITA).

Konferenca për herë të parë u organizua në vitin 1964. (MIA)

Tags: gjeoteknikeMaqedonianikoqirpraktikasfidazgjidhje
Next Post
Definohen fushat që do të financohen me 15 milionë euro nga IPA 2019

Definohen fushat që do të financohen me 15 milionë euro nga IPA 2019

MPJ greke: Nuk jemi kompetent të informojmë për deklarata nga opozita në IRJM

MPJ greke: Nuk jemi kompetent të informojmë për deklarata nga opozita në IRJM

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom