Maqedonia ka shkëmbim serioz tregtar prej 1,2 miliardë dollarë dhe shkëmbim të mallrave prej 22,1 për qind me Turqinë, Shqipërinë dhe Bullgarinë, vendet të cilat i ndërlidh Korridori 8, ndërsa gjendja me korridorin është dëshpëruese, veçanërisht në pikën e vetme hyrëse të gazit, tha kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, i cili së bashku me nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Odës kanë realizuar vizitë pune në stacionin kryesor matës të gazsjellësit të “GA-MA” në pikën hyrëse afër fshatit Zhidillovë, në Kriva Pallankë.
Qëllimi i vizitës është theksimi i rëndësisë së procesit të gazifikimit për avancimin e punës së ekonomisë dhe për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe nevojën për avancimin e zhvillimit të barabartë rajonal.
“Sot jemi këtu në terren që ta shohim gjendjen faktike, ndërsa ajo është se duhet të ketë linjë hekurudhore, por ende nuk ka, ka gaz të cilin nuk e shfrytëzojmë, rruga është ndërtuar para 50 viteve, ashtu është gjendja me korridoret e Maqedonisë dhe shpenzimet shtesë dhe kushtet ndikojnë në konkurrencën e prodhimeve tona”, shtoi Azeski.
Gjatësia e Korridorit 8 e cila është me gjatësi të përgjithshme prej 950 kilomezra, nëpër Maqedoni është 350 kilometra, ndërsa gjendja gjithkund është e njëjtë.
Qeveria, tha, ka planifikuar këtë, ndërsa ne si Odë duhet vazhdimisht të insistojmë të ekzistojë në atë dhe më intensivisht të punohet.
Sistemi për transmetimin e gazit natyror në Republikën e Maqedonisë është pjesë e gazsjellësit transit rus që kalon nëpër Ukrainë, Moldavi, Rumani dhe Bullgari. gazsjellësi magjistral ka hyrë në Maqedoni afër Deve Bairit në kufirin me Bullgarinë dhe përgjatë Kriva Pallankës, Kratovës dhe Kumanovës deri në Shkup, një një gjatësi prej 98,197 kilometra. (MIA)