Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani i është drejtuar publikut për një vjetorin e Qeverisë.
Sipas tij, kuptohet që më shumë jehonë pati suksesi i kësaj qeverie që të mbyll çështjen më komplekse që del nga MO-ja, ligji për gjuhet, njofton Medial.mk.
“Me miratimin e ligjit për gjuhët me gjithë problemin e krijuar nga kreu i shtetit së shpejti do të nis të implementohet. Për këtë çështje të rëndësishme ia dolëm të arrijmë me konsensus për të afruar më shumë shtetin te komuniteti i dytë në Maqedoni, te shqiptarët për marrëdhënie të qëndrueshme ndëretnike”, ka thënë Osmani.
Burimi: Medial.mk