• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Tevdovski: 33,4 milionë dollarë grante për kopshtet dhe shërbimet sociale

June 4, 2018
in BALLINA, LAJME
Tevdovski: 33,4 milionë dollarë grante për kopshtet dhe shërbimet sociale
Share on FacebookShare on Twitter

Grante për komunat për ndërtimin e kopshteve të reja, për renovim dhe ridedikim të objekteve ekzistuese në institucione për fëmijë të moshës parashkollore, paralajmëroi ministri i Financave Dragan Tevdosvski në hapjen e e kopshtit të parë në Komunën e Çashkës, ku mori pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska. Bëhet fjalë për projekt në vlerë prej 33,4 milionë dollarë, që Banka Botërore, gjatë takimeve të pranverës shfaqi interes që ta financojë.

Përveç ndërtimit dhe rikonstruimit të kopshteve nga huaja  nga Banka Botërore do të shfrytëzohej  edhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në institucionet parashkollore, avancim të programeve mësimore dhe trajnim të kuadrove. Gjithashtu, do të ndahen grante dhe shërbime të tjera sociale në nivel lokal.

“Në vijim është Misioni i ekipit të Bankës Botërore për vlerësimin e projektit. Negociatat midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe bankës duhet të fillojnë në fillim të korrikut. Për në fund të shtatorit planifikohet që projekti të aprovohet nga Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore. Nënshkrimi i marrëveshjes duhet të ndodhë në fund të vitit”, deklaroi ministri i Financave Tevdovski.

Siç theksoi ai, janë hasur një numër i madh të problemeve në arsimin parashkollor. Numri i kopshteve është i pamjaftueshëm, kapacitetet janë më të vogla nga ajo e nevojshme, gjithashtu edhe numri i të punësuarve. Ndërkaq, siç tha Tevdovski, Qeveria menjëherë është angazhuar të tejkalohen këto probleme përmes sigurimit të më shumë mjeteve në buxhet.

Ministri i Financave theksoi se buxheti i sivjetmë ka përcaktuar më shumë mjete për bllok dotacione prë kopshte apo rreth 1,6 miliardë denarë. Janë paraparë edhe mjete për 200 punësime të reja në kopshte si dhe për rritjen e pagave të të punësuarve për pesë për qind, duke filluar nga shtatori i këtij viti.

Tevdovski tha se në buxhetin për vitin 2018 ka 58 milionë denarë për ndërtimin dhe pajisjen e kopshteve për fëmijë dhe objekteve për mbrojtje sociale. (MIA)

Tags: dollareGrantekomunatkopshtet dhe sherbime socialeTevdovski
Next Post
Rruga nga Negotina deri në Demir kapi gati deri në mes të qershorit, në drejtim të kundërt deri në gusht

Rruga nga Negotina deri në Demir kapi gati deri në mes të qershorit, në drejtim të kundërt deri në gusht

Civili e aktivizoi alarmin për zgjedhje të lira

Civili e aktivizoi alarmin për zgjedhje të lira

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom