• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Vuçiq vetëm në nëntë për qind të deklaratave e ka thënë të vërtetën

June 1, 2018
in BALLINA, LAJME
The Guardian: Vuçiq do ta pranojë pavarësinë, marrëveshja Kosovë – Serbi brenda 6-12 muaj
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë mandatit njëvjeçar vetëm në nëntë për qind të deklaratave të tij e ka folur të vërtetën dhe disa herë i ka tejkaluar kompetencat presidenciale, raportuan mediat serbe duke e përcjellë një analizë të “Vërtetmatës”.

Më shumë se 90 për qind të deklaratave të Vuçiq gjatë vitit të parë të mandatit të tij kanë qenë të pavërteta, theksohet në analizë.

“Nga gjithsej 33 deklarata vetëm nëntë për qind kanë qenë të vërteta”, thekson “Vistinomer” dhe shton se në atë periudhë Vuçiq ka plotësuar vetëm gjashtë për qind nga premtimet e tij.

Në vitin e parë të mandatit të kryetarit të Serbisë janë regjistruar një numër i madh i parregullsive – nga përzgjedhja e kryeministres Ana Brnabiç deri në përcaktimin e masave për politikën populiste”, thuhet në analizën e “Vistinomer”.

Në mesin e deklaratave të Vuçiq, është ilustruar edhe shembulli me rrugët.

“Doli se premtimi i Vuçiqit se deri në vitin 2017 do të kemi më shumë kilometra autostrada nga Kroacia nuk është i vërtetë. U tregua se Serbia në vitin 2017 ka numër të njëjtë të kilometrave si Kroacia në vitin 2003. Mungonin diçka më shumë prej 550 km për t’u barazuar me kusht që Kroacia të ndalojë ndërtimin e rrugëve”, thekson “Vistinomer”.

Vuçiq ka pohuar se Serbia në vitin 2016 e ka pasur rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor, por në një analizë krahasuese tregohet se shkallë më të madhe të rritjes kanë pasur, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova.

(MIA)

Tags: deklaratavërtetmatësVuçiq
Next Post
Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për deportimin e “gjylenistëve”

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë në dëm të liberalizimit

Pikëpamja franceze mbi Marrëveshjen e Eliseut

Pikëpamja franceze mbi Marrëveshjen e Eliseut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom