Regjistrimi i popullsisë në Republikën e Maqedonisë në vitin 2020 do të zbatohet nga data 1 deri më 21 prill. Në terren do të angazhohen rreth 5.000 regjistrues, ndërsa këtë herë do të përdoret metodë e kombinuar që nënkupton përveç përdorimit të të dhënave në terren edhe të dhënave nga regjistrat. Vlerësohet se ky operacion do të kushtojë 8,5 milionë euro.
Këtë e thekson drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simonovski në një intervistë për MIA-n i cili shpreh keqardhje që ishte i pasuksesshëm regjistrimi në vitin 2011 dhe këtë si institucion do ta mbajnë si barrë.
“Pasi shënojmë 73 vjetorin e ekzistimit të Statistikës Shtetërore në RM me keqardhje të madhe mund të konstatojmë se pas asaj që ishim ndoshta më të njohur në vend – zbatimin e regjistrimit, në vitin 2011 ne nuk arritëm ta bëjmë. Pa marrë parasysh se cilat ishin arsyet dhe çfarëdo që ishin arsyet, këtë turp do ta bartim edhe një kohë të gjatë. Shpresoj se me zbatimin e regjistrimit të ri do të arrijmë të dëshmojmë se megjithatë, se jemi institucion me kuadro për të bërë një studim të tillë statistikor dhe se më së paku te ne ka qenë arsyeja për moszbatimin e regjistrimit, edhe pse si institucion kemi meritë të madhe për atë që nuk është zbatuar. Këtë faj duhet ta pranojmë. Ky faj ishte për shkak se lejuam ose i hapëm dyert për të hyrë politika në regjistrim. Kjo është gjë që nuk mund ta lejojmë, të paktën derisa jam unë këtu dhe them se kjo nuk do të ndodhë. Ndoshta do të ketë tentime të llojllojshme, megjithatë do të përpiqemi një gjë të tillë të mos e lejojmë, por të jetë ajo që duhet të jetë – operacion statistikor dhe asgjë më shumë”, thotë në intervistë Simonovski.
Risi krahas grumbullimit të kombinuar të të dhënave, në regjistrim do të jetë edhe ajo që nuk do të përdoren formularë letre, por regjistrimi në terren do të zbatohet me shfrytëzimin e lap-topit.
Thekson se me rëndësi është që në mënyrë të tillë për një kohë shumë të shkurtët do t’i fitojmë të dhënat përfundimtare, në vend se të pritet një vit e gjysmë apo dy.
(MIA)