Marrëveshja eventuale për tejkalimin e kontesteve dekadëshe, siç është ai midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, konsiderohet se mund të jetë vetëm hap drejt pajtimit midis dy palëve, ndërsa si kyçe theksohet ndërtimi i besimit midis njerëzve në të dy shoqëritë.
Sipas sugjerimeve të opinionit akademik dhe profesional, model për pajtimin e dëshiruar në këtë dhe konteste të ngjashme mund të jetë Marrëveshja e Eliseut, e firmosur midis Francës dhe Gjermanisë në vitin 1963, nga ana e presidentit të Republikës së Pestë, Sharl De Gol, dhe kancelarit gjerman Konrad Adenauer, që do të thotë kthesë historike në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe fillim drejt një ardhmërie të re të përbashkët evropiane.
Në pritje të zgjidhjes përfundimtare për emrin biseduam me ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, Kristian Timonies dhe Tomas Norbert Gerberih. MIA dje e publikoi pikëpamjen gjermane të marrëveshjes nga viti 1963, përmes qëndrimeve të ambasadorit Gerberih. Qartësim të imazhit për përfitimet esenciale nga Marrëveshja e Eliseut dhe drejtimet që ajo mund t’ua ofrojë Maqedonisë dhe Greqisë, sot për agjencinë tonë jep edhe ambasadori francez Kristian Timonie.
Vallë Marrëveshja e Eliseut, që do të thotë epokë e re në marrëdhëniet midis Francës dhe Gjermanisë dhe fillim i të ardhmes së tyre të përbashkët, mund të zbatohet edhe në rastin e Maqedonisë dhe Greqisë si model – marrëveshje?
Marrëveshjen e Eliseut nga viti 1963 e kemi falë dy personave të jashtëzakonshëm dhe frymës së asaj kohe. Dy persona të jashtëzakonshëm të cilët kanë qenë të vetëdijshëm për atë se krijojnë histori ose thënë më mirë, se sërish e krijojnë, pas tre luftërave dhe miliona të vdekurve. Dy persona të cilët kanë pasur ndjenjë përgjegjësie, për shkak se e kanë ditur se materializojnë dy fate historike, dy kultura të mëdha dhe një të ardhme të mundshme evropiane. Gjenerali De Gol insistoi ta presë kancelarin gjerman në shtëpinë e tij, të shkatërruar gjatë luftës nga forcat okupuese, dhe në katedralen në Rems, ku kurorëzoheshin mbretërit e Francës dhe ajo e shkatërruar nga bombardimet armiqësore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte dorë e shtrirë në rrethana të posaçme. Prej këtu mund të mësojmë leksione shumë të rëndësishme për rolin e burrështetasve të cilët e dinin se si të krijojnë rrethana të reja të nisur nga ideja se dy shtetet në të ardhmen do të kenë ardhmëri të përbashkët evropiane. Ky akt vazhdoi në Verden në vitin 1984 ku shtrinë dorë të dy burrështetasit., Koll dhe Miteran, në njërën nga fushëbetejat më të përgjakura të historisë. Gjithë kjo në dobi të vizionit për ardhmërinë.
Cilat janë aspektet nga marrëveshja lidhur me ndërtimin e besimit mes të dy vendeve, ndërsa janë të zbatueshme edhe në rastin Maqedoni-Greqi?
Marrëveshja e Eliseut ishte vizionare dhe përfshinte një numër të madhe përcaktuesish, që kishte për qëllim të përforcohet partneriteti mes të barabartëve, duke ia kthyer Gjermanisë tërë dinjitetin e saj politik, ndërsa duke i mundësuar Francës të fitojë mbështetje nga vendi, i cili gjithashtu, ishte në zhvillim ekonomik. Pala franceze tregoi vullnet të ndërtojë aleancë për siguri dhe mbrojtje të Evropës, kundrejt Evropës, kundrejt kërcënimit sovjetik dhe mbrojtjes amerikane. Realiteti i Gjermanisë, në Bon nuk e arriti këtë aspekt ashtu siç dëshironte Franca, por u paraqitën ide të cilat sot do ta gjejnë rrugën e tyre nëpërmjet ringjalljes së mbrojtjes autonome evropiane, e cila u definua në rrugën drejt Berlinit. Baza institucionale francezo-gjermane krijoi lidhje të përditshme të të gjitha niveleve politike, administrative dhe ekonomike. Kapaciteti i saj për inspirim u konfirmua në mënyrë shtesë në vitin 2016 në Paris, me vendim të krijohet trup për bashkëpunim rajonal të vendeve nga Ballkani Perëndimor, RIKO, sipas modelit të zyrës rinore francezo-gjermane, që mbetet një prej vektorëve të këmbimit mes gjermanëve dhe francezëve të rinj.
“Dyshja” ende konsiderohet shtytëse e Evropës, ndërsa me Brekzitin, nismat për ripërtëritjen e projektit evropian priten më shumë se kurdo qoftë. Bilanci i marrëveshjes është jashtëzakonisht i volitshëm edhe krahas asaj që mund të mendohet në drejtim se është më e dëshirueshme të konkretizohet cilësia e jashtëzakonshme në marrëdhëniet mes Francës dhe Gjermanisë me test të ri, i cili do t’u përgjigjet sfidave të shekullit të ri.
Cila është vlera e tij nga aspekti historik, pas 55 vjetëve nga nënshkrimi dhe zbatimi?
“Ekziston, gjithsesi inspirim i cili mund të gjendet në këtë akt nga viti 1963, i cili u përgatit dhe vazhdua: të nxirret mësim për një guxim politik, vizion afatgjatë, respekt i ndërsjellë, por edhe ideja se vendimet e mëdha ndonjëherë krijojnë rrugë të ndërlikuara dhe se vetëm vullneti i mirë, besimi i mirë dhe kyçja e popujve, mundëson marrëveshjet të bëhen realitet. Nuk bëhet fjalë aq për pajtim, se sa për punë të përbashkët, secili sipas zgjidhjes dhe mundësive të veta, në suaza të projektit të madh evropian. Pikërisht kjo porosi mund të jetë më shumë se kurdoherë e ndarë mes Parisit dhe Berlinit dhe Athinës dhe Shkupit.
Violeta Gerov
(MIA)