• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Delegacioni i LOE në Forumin ekonomik Francë – Ballkan 2018

May 30, 2018
in BALLINA, LAJME
Delegacioni i LOE në Forumin ekonomik Francë – Ballkan 2018
Share on FacebookShare on Twitter

Një delegacion i biznesit të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) prej sot deri më 1 qershor do të marrë pjesë në “Forumin e biznesit: Francë – Ballkan 2018”, që mbahet në Beograd, Republika e Serbisë.

Qëllimi i forumit të biznesit, në të cilin marrin pjesë mbi 400 kompani prej 12 vendeve është të zhvillohen marrëdhëniet tregtare me Republikën e Francës, të stimulohen investimet dhe bashkëpunimi i përbashkët. Në Forumin e biznesit, krahas ekspertëve, menaxherëve të korporatave të mëdha botërore, përfaqësuesve të sektorit qeveritar dhe institucioneve publike, marrin pjesë pronarë të kompanive të mëdha prodhuese prej Francës, të cilët janë të pranishëm në Ballkan si edhe ekonomistë prej 12-të vendeve partnere të Forumit të sivjetmë të biznesit: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Qiproja, Kroacia, Maqedonia, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia.

Fokusi në Forumin e sivjetmë të biznesit është vënë në industrinë bujqësoro-ushqimore, teknologjitë informatike, turizmin, infrastrukturën dhe sektorin energjetik e veçanërisht në burimet ripërtëritëse të energjisë.

Forumi ekonomik paraqet mundësi të shkëlqyer që kompanitë e Maqedonisë të realizojnë takime bilaterale me biznes partnerë potencial nga Franca në pjesën e distribuimit të teknologjive franceze, produkteve, shërbimeve në tregjet vendore, furnizimin e pajisjeve të reja dhe teknologjive nga Franca për përmirësimin e kapaciteteve më pas gjetjen e partnerëve francezë për aplikimin e përbashkët për tenderë si dhe për investim në rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në Ballkan. Gjithashtu, kompanitë do të kenë mundësi për partneritet potencial për shfaqje të përbashkët në tregjet e treta.

(MIA)

Next Post
Shënimi i Ditës botërore të personave të sëmurë nga skleroza multiple

Shënimi i Ditës botërore të personave të sëmurë nga skleroza multiple

Cipras: Perspektiva për zgjidhje vërehet në negociatat e rënda, por të domosdoshme për emrin

Cipras: Perspektiva për zgjidhje vërehet në negociatat e rënda, por të domosdoshme për emrin

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom