• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Xhaferi: Koalicioni duhet të vendos se kur do të shkojë Ligji i gjuhëve në Gazetën Zyrtare

May 29, 2018
in BALLINA, LAJME
Xhaferi: Koalicioni duhet të vendos se kur do të shkojë Ligji i gjuhëve në Gazetën Zyrtare
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji për gjuhët do të dërgohet në Gazetën Zyrtare në kohë përkatëse,  përsëriti sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin me gazetarët, duke potencuar se ajo nuk është detyrë e tij individuale, por se bëhet fjalë  për vendim që duhet ta sjellë koalicioni.

I pyetur se cila është pengesa që ligji të dërgohet në Gazetën Zyrtare Xhaferi tha se “bëhet fjalë për çështje institucionale, ndërsa jo individuale”.

“Duhet të gjendet formë e realizimit përfundimtar”, tha kryetari i Kuvendit.

Sipas Xhaferit, përderisa shumica prej 61 deputetëve votojnë shpërbërje të Kuvendit, ai është i detyruar të shpallë zgjedhje, por konsideron se zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk duhet të ketë duke i pasur parasysh çështjet serioze për të cilat vendoset në vend.

“Nuk mund të parashikoj nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, megjithatë  në një shtet serioz ku pritet të ndodhin punë serioze nuk do të duhej as të mendohej për atë. Nëse dikush mendon për atë, ajo do të ishte dëshirë politike e ngushtë partiake. Nëse mendohet si shtet edhe për të ardhmen e qytetarëve atëherë  askush nuk duhet të mendojë për zgjedhje”, tha Xhaferi.

Në takimin me gazetarët ai tha se më 11 qershor  mund të pritet  në rend të ditës të seancës së 47-të të vendoset propozim-kodi etik i harmonizuar i Parlamentit, publikimi i shpalljeve për zgjedhje të anëtarëve të KSHZ-së,  sipas modelit të vjetër, ndërsa e mundur është edhe zgjedhja e zëvendësministrit të Arsimit.

Xhaferi tha se deri të hënën grupi i punës duhet të përbëjë ndryshime dhe plotësime të Rregullores për punë të Kuvendit tashmë me çështjet e harmonizuara dhe se deri në korrik mund të pritet partitë të arrijnë harmonizim përfundimtar për to.

Lidhur me vendet e zbrazëta në trupat e pavarur si Komisioni për antikorrtupsion Xhaferi tha se  një pjesë të kompetencave i ka edhe Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, por që propozime  të anëtarëve të rinj mund të japin edhe deputetët ose Qeveria. (MIA)

Tags: koalicioniKuvendiligji per gjuhetXhaferi
Next Post
Përfundoi takimi Zaev – Cipras

Jozyrtarisht, arrihet marrëveshja për emrin, Republika Veriore e Makedonisë (Republika Severna Makedonija)

Publikohen pagat e këshilltarëve të Zaevit, habit ajo e Ljube Boshkoskit

Publikohen pagat e këshilltarëve të Zaevit, habit ajo e Ljube Boshkoskit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom