• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

“Skaj”: Disa faza deri te marrëveshja e tërësishme për emrin

May 29, 2018
in BALLINA, LAJME
“Skaj”: Disa faza deri te marrëveshja e tërësishme për emrin
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në bisedën telefonike kyçe në ditët e ardhshme arrijnë zgjidhje për emrin dhe caktojnë takim në Prespë për zyrtarizimin e marrëveshjes,  pastaj do të vijojnë disa faza deri te ratifikimi i marrëveshjes në dy parlamentet.

Një pjesë e mediave greke, mes të cilave edhe televizioni “Skaj”, i publikuan hapat deri në finalizimin e marrëveshjes. Në të vërtetë, pasi të përfundojnë negociatat e ekipeve eksperte për çështje teknike dhe juridike, do të vijojë bisedë telefonike e Zaevit dhe Ciprasit, që sipas televizionit shtetëror “ERT”, do të realizohej deri të enjten ose të premten.

Televizioni grek “Skaj” publikoi se çështja me erga omnes edhe më tutje është dallimi në pozitat e dy palëve.

“Biseda e ardhshme telefonike do të jetë pikë kyçe që të përcaktohen hapat e ardhshme. Në këtë moment, të dy palët e ndajnë revizionin kushtetues, ndërsa erga omnes është çelësi”, thonë informatat tona dhe do të duhet të shohim se kur do të caktohet takimi në Prespë, publikoi televizioni grek.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, sipas “Skaj, pas Prespës, ku mund të nënshkruhet marrëveshja, do të vijojë proces që përmban disa faza:

“Hapi i parë është kryeministri Zaev ta sjellë marrëveshjen në Kuvendin e Maqedonisë në votim, por jo me shumicë të rritur.

“Pasi marrëveshja të marrë dritë të gjelbër nga deputetët e Maqedonisë – Greqia me shkresë do ta njoftojë NATO-n se lejon inkuadrim të Maqedonisë në Aleancën veriore-atlantike, por me kusht që të ketë revizion kushtetues.

“Më 28 dhe 29 qershor, në Samitin e BE-së, Zaevit edhe zyrtarisht do t’i caktohet datë për fillim të negociatave inkuadruese të Maqedonisë me Unionin.

“Më 11 dhe 12 korrik do të vijojë ftesa zyrtare për inkuadrim në NATO në Samitin e Brukselit.

“Në shtator ose tetor në Maqedoni do të mbahet referendum për emrin e ri.

“Pas referendumit, Kuvendi i Maqedonisë me shumicë prej dy të tretave do të duhet të miratojë revizion kushtetues.

“Pasi të përfundohet me referendum dhe revizion të Kushtetutës në Maqedoni, marrëveshja do të arrijë në Parlamentin grek në ratifikim.

Skenarin konkret, me hapa konkretë deri te marrëveshja e kompletuar, përveç televizionit “Skaj”, e publikuan edhe mediat tjera greke, ndërsa e ngjashme ishte edhe analiza e gazetarit të “ERT”-së shtetërore.

Sipas mediave greke, zgjidhja do të jetë me emër nga tre propozimet e Nimicit: “Republika Maqedonia e Re”, “Republika Veriore e Maqedonisë” ose “Republika Maqedonia e Epërme.

(MIA)

Tags: media grekeskajtre propozime
Next Post
“Ndërtim i Parlamenteve moderne, profesionale dhe përfaqësuese”

"Ndërtim i Parlamenteve moderne, profesionale dhe përfaqësuese"

Punëtori për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve

Punëtori për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom