Nismat qytetare edhe pas përfundimit të negociatave me Resurset energjetike të Maqedonisë (REM) mbeten në qëndrimin kundër ndërtimit të gazpërçuesit përmes park-pyllit Vodno. Nga OJQ “E dua Vodnon” porosisin se do të luftojnë me të gjitha mjetet e disponueshme nëse vazhdohet me punën në trase.
Si arsye kryesore për qëndrimet i theksojnë faktet që park-pylli Vodno është rajon i mbrojtur dhe shtëpi e llojeve të rrezikuara, të ralla dhe endemike, parregullsitë në dokumentacionin për ndërtim dhe mosekzistimi i asnjë dokumenti me të cilin është miratuar ndërtimi në rajonin e mbrojtjur, si dhe ekzistimi i trasesë alternative e cila kalon nga ana veriore e Shkupit që kërkon eksproprijim minimal.
Arsye shtesë, shtojnë, për zgjedhjen e kësaj traseje nëpër Vodno, bërë nga projektantët, është që nuk i kanë prerëp gypat kryesorë të ujësjellësit nga Rashçja drejt Shkupit. Por në të njejtën kohë, aksi i planifikuar i gypsjellësit për Kosovë e bën mu atë, që sërish nuk e arsyeton zgjedhjen e trasesë përmes park-pyllit Vodno.