Gjatë vitit 2017 në Maqedoni kanë diplomuar gjithsej 8 mijë e 545 student në studimet deri diplomike, që në krahasim me një vit më parë ky numër është rritur për 3.6 për qind, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës, transmeton MEDIAL.
Nga këta student në universitetet shtetërore kanë diplomuar 6 mijë e 460 student, në ato private 2 mijë e 45 kurse në fakultetet fetare 40 student.
Nga numri i përgjitshëm i të diplomuarve, 82.1 për qind kanë qenë student të rregullt, kurse 17.9 për qind të çrregullt.
Përqindja e studentëve të diplomuar në Maqedoni është 57.5 %, në afat të caktuar kanë diplomuar 38.6 për qind, kurse 61.4 për qind kanë diplomuar pas kalimit të afatit të rregullt.
Burimi: Medial