Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në më shumë vende me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive me shi të rrëmbyeshëm, zbrazje elektrike dhe kushte për paraqitjen e izoluar të breshrit. Indeksi UV do të jetë 7.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 15, ndërsa temperatura më e lartë e ditës në ajër do të lëvizë në interval prej 22 deri në 29 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të lëvizë prej 14 deri në 27 gradë Celsius.
Edhe të enjten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në më shumë vende me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive me reshje të rrëmbyeshme të shiut. Më pas prej të premtes do të jetë mot kryesisht stabil dhe më i ngrohtë, në orët e pasdite me paraqitjen e rrallë të shiut afatshkurtër.
(MIA)