Ankand humanitar në kuadër të fushatës “Krijues të buzëqeshjeve” për grumbullimin e mjeteve për fëmijët pa prindër nga SOS Fshati i fëmijëve do të mbahet sonte në Shkup.
“Qëllimi i ankandit është që t’i motivojë dizajnuesit e rinj dhe t’ua sigurojmë mbrëmjen më të bukur të maturës, maturantëve të SOS Fshati i fëmijëve. Në ankand do të ofrohen çanta të dhuruara nga kompania Karpisa që studentët nga Fakulteti për dizajn dhe multimedia, të kryesuar nga Nikolla Eftimov dhe Aleksandar Rashkoviq, i kanë ridizejnuar duke i ristrukturuar me kreativitetin e tyre unik”, paralajmërojnë organizatorët.
Ankandi është me karakter të hapur dhe do të mbahet në QT “Kapitol moll” i cili është iniciator i projektit.
(MIA)