Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, prej më 22 deri 24 maj të vitit 2018 do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë.
Në kuadër të vizitës zyrtare, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të takohet me kryetaren e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Maja Gojkoviq, me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe anëtarët e Grupit për bashkëpunim në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë.
Siç kumtoi shërbimi për media i Kuvendit, në shoqërim të kryetarit të Kuvendit do të jenë anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, Ivan Stoiljkoviq, kryetar i grupit, Ilija Nikollovski, anëtar i grupit dhe Mirsada Emini Asani, gjithashtu anëtare e grupit për bashkëpunim.
(MIA)