Qeveria e Maqedonisë mbetet në qëndrimin se propozimi Republika Ilinditase e Maqedonisë është zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, ndërsa Athina zyrtare insiston që emri të zgjidhet nga pakoja e propozimeve të Methju Nimicit.
Të dyja palët i paraqesin pozitat para raundit të ri të negociatave për emrin. Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë të enjten dhe të premten do të kenë takim të ri me ndërmjetësuesin e KB-së, Methju Nimic.
Kryeministri Zoran Zaev dje konfirmoi se propozimi mbetet në tryezë, sepse sipas tij është i vlefshëm edhe për mendim të thellë, sepse i përmbush pritjet e shumicës së qytetarëve të të dy vendeve.
“Republika Ilinditase e Maqedonisë, është emër që nuk e rrezikon, por përkundrazi e përforcon identitetin e Maqedonisë, ndërsa Greqisë i jep emër të ndërlikuar me përcaktim kohor”, tha Zaev.
Theksoi se ai dhe kryeministri grek Cipras besojnë tërësisht në këto zgjidhje dhe se këta të dy janë vetëm një nga hallkat në gjithë këtë proces.
Theksoi se ai dhe kryeministri grek Cipras tërësisht besojnë në këtë zgjidhje dhe se ata të dy janë vetëm një prej hallkave në tërë këtë proces.
Sipas kryeministrit, Ilinden është është kryengritja jonë e Ilindenit në vitin 1903 dhe 1944 nuk kanë kurrfarë pretendimet territoriale dhe nuk rrezikohet asgjë nga ana e Greqisë.
Zëvendëskryeministri i obliguar për eurointegrime, Bujar Osmani, propozimin e vlerësoi si një formulë magjike që në vete i përfshin të gjitha katrorët në një mozaik të suksesshëm.
“Duhet të bëjmë dallim midis esencës dhe formulës. Esenca është siç është forma dhe ku do të implementohet dhe në pajtim të atij koncepti ishte propozimi i ri. Nëse ka zgjidhje të mirë, nuk është me rëndësi sa dhe ku do të përdoret. Mendoj se ai propozim ishte i tillë, inkluziv është për të gjithë faktorët në shoqëri – në aspekt politik, partiak, etnik dhe i mundëson të dyja kërkesat bazë të Greqisë: dallimin e qartë me rajonin e tyre dhe mundësinë për përdorim të përgjithshëm”, tha Osmani.
Edhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov nuk sheh propozim më adekuat për zgjidhje të kontestit se Republika Ilinditase e Maqedonisë.
“Për momentin nuk shoh ndonjë propozim më të përshtatshëm rreth të cilit edhe të dy palët negociuese kanë rënë dakord për zgjidhje të çështjes së emrit”.
Theksoi se Ilinden ka në dy preambulat të Kushtetutës dhe se ato janë dy shtyllat e shtetësisë sonë.
“Vështirë është të jesh për Maqedoninë, e të mos jesh për Maqedoni Ilinditase”, tha Dimitrov.
Shtoi se në pakon për emrin, grekët pajtohen se njohin kombin maqedonas, ndërsa gjuha me këtë propozim duhet të jetë maqedonishte, me përkthim në të gjitha gjuhët, me ç’rast nuk kërcënohet identiteti maqedonas.
Komisioni kuvendor për Politikë të Jashtme sot nga Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar shkresat për propozimin për zgjidhje të kontestit të emrit që të shtunën zyrtarisht e kumtoi kryeministri Zoran Zaev, Republika e Maqedonisë së Ilindenit, kumtoi sot kryetari i këtij Komisioni, Antonio Milloshoski.
“Është shumë rëndë të ndërtohet qëndrim kur nuk kemi propozim dhe për atë duam si Komision për Politikë të Jashtme të kërkojmë nga ministri i Punëve të Jashtme t’i dorëzojë shkresat në të cilat bazohet ky propozim i rëndësishëm që të mundemi të ndërmarrim qëndrim si deputetë dhe si Komision për Politikë të Jashtme”, tha Milloshoski.
Ai shtoi se shpreson se ministri Nikolla Dimitrov do t’i respektojë deputetët.
Qeveria greke, ndërkaq e përshëndeti pranimin e erga omnes, por kërkoi emri të përzgjidhet nga pakoja e propozimeve të Nimcit.
“Pala greke insiston në atë se zgjidhja më e mirë është zgjedhja e një emri nga ato që i dorëzoi ndërmjetësuesi Nimic në propozimet e tija”, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitris Xanakopulos.
Ai e përshëndeti pranimin e erga omnes, duke e përmendur si zgjidhje pozitive dhe hap pozitiv nga takimi i dy kryeministrave.
“Sa i përket emrit, nuk kemi arritur deri atje. Gjithsesi ekzistojnë propozime të cilat janë vendosur në tavolinë, por, megjithatë, pala greke insiston në atë se zgjidhje më e mirë është zgjedhja e një emri prej atyre që i ka parashtruar ndërmjetësuesi Nimic në propozimet e tij. Por, nuk kemi arritur deri atje, duhet të kalohet ende rrugë që të mund të bisedojmë për zgjidhje përfundimtare”, thotë Xanakopulos.
Shefi alternativ i diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos, theksoi se në takimin me Nimicin do të bisedohet me të gjitha çështjet, pasi që ndodhemi një hap para ekzistimit të marrëveshjes
Por shtoi se një çështje ndikon në tjetrën dhe prandaj nuk mundemi me siguri të flasim për marrëveshje dhe se “asgjë nuk është dakorduar, nëse nuk dakordohet gjithçka”.
Ai shton se ideale për Greqinë do të ishte përcaktues gjeografik apo kohor, “por edhe këto çështje janë çështje e interpretimit”.
Lideri i Demokracisë së Re opozitare, Kirijakos Micotakis e përsëriti qëndrimin se ai propozim është personifikim i irredentizmit.
“Ilindeni dhe Kryengritja e Ilindenit identifikohen me irredentizmin e Maqedonisë. Do të thotë, të sqarojmë disa çështje të caktuara për ato të cilët supozohet se nuk e njohin mirë historinë tonë. Ai është emër që ishte identifikuar me kryengritjen kombëtare, e cila atëherë, si sllogan qendror, e kishte Maqedoninë e maqedonasve dhe formimin e një Maqedonie të madhe, me kryeqytet Selanikun. Me fjalë të tjera, emri i njëjtë për të cilin bisedonte dhe me siguri ende bisedon Cipras, është personifikimi i irredentizmit”, tha Micotakis dhe shtoi se i duket sikur “gjithmonë kur Cipras bisedon natën dhe vetëm, është rrezik për interesat kombëtare”, deklaroi Micotakis. (MIA)