• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Buxhetim i barabartë gjinor për barazi gjinore

May 22, 2018
in BALLINA, LAJME
Buxhetim i barabartë gjinor për barazi gjinore
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 18 për qind të bruto prodhimeve të tyre gjinore humbin vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të mospërfshirjes së të gjitha grave në tregun e punës. Mjetet e shpenzuara nga buxhetet e vendeve nuk mundësojnë barazi gjinore, ndërsa me këtë edhe nuk krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë. Për këtë shkak nevojitet implementim i buxhetimit përgjegjës gjinor si instrument për kontroll të asaj se si shpenzohen resurset shtetërore.

Këto janë pjesë të qëndrimeve të pjesëmarrësve në Konferencën e sotme rajonale për buxhetim përgjegjës gjinor: Buxheto në mënyrë të barabartë – buxheto për gratë dhe burrat, nikoqir i së cilës është Maqedonia.

“Buxhetimi përgjegjës gjinor është mënyrë në të cilin përcjellim se si paratë e buxhetit shpenzohen për një apo një grup tjetër. Kjo jep pamje të mirë në çfarë drejtimi lëviz shteti dhe në çka ai investon. Përfundimisht rajoni e diskuton çështjen buxhetore si potencial, e jo si problem dhe kjo më gëzon për shkak se indikatorët ekonomikë nuk mund të avancohen nëse nuk i përfshijmë të gjithë qytetarët e shoqërisë, ndërsa gjysma e tyre janë femra”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi theksoi se Ballkani Perëndimor humb rreth 18 nga BPV-ja e saj për shkak të mospërfshirjes së grave në tregun e punës. Kjo, tha Elezi është kapital dhe potencial i pashfrytëzuar njerëzor dhe mund të shfrytëzohet për përmirësim të rritjes ekonomike të vendeve.

“Për këtë shkak Ministria e Financave buxhetimin e rregullt përgjegjës e vendos në dokumentet kryesore, si në strategjinë e re fiskale 2019-2021 me nisma për avancimin e treguesve dhe indikatorëve gjinorë. Kjo do të thotë se shfrytëzuesit e buxhetit do të duhet të kenë kujdes që paratë të shpenzohen në mënyrë të barabartë gjinore”, tha ajo.

Mikele Ribota, u.d. zëvendësdrejtor rajonal, për Evropën dhe Azinë Qendrore në UN Women tha se buxhetimi i barabartë gjinor duhet të kuptohet si mjet për parandalim të margjinalizimit dhe pabarazisë në bazë gjinore.

Luiza Vinton, theksoi se është shumë e lehtë të flitet për barazi, por prioritetet e shoqërisë shikohen sipas asaj se ku shpenzohen paratë. 

(МИА)

Tags: Barazi gjinorebuxhetim
Next Post
Xhaferi: Vijon periudha për implementimin e ligjeve dhe dialogut politik

Xhaferi për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë

Anita Angellovska – Bezhovska do ta marrë funksionin guvernatore e BPRM

Anita Angellovska - Bezhovska do ta marrë funksionin guvernatore e BPRM

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom