• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Shilegov: Qyteti i Shkupit do të punësojë 50 zjarrfikës të rinj

May 21, 2018
in BALLINA, LAJME
Shilegov: Qyteti i Shkupit do të punësojë 50 zjarrfikës të rinj
Share on FacebookShare on Twitter

Në stacionin zjarrfikës në Autokomandë sot solemnisht u shënua 20 Maji – Dita e zjarrfikësve.

Shënimi filloi me rreshtimin solemn të zjarrfikësve, ndërsa komandanti i Brigadës për mbrojtje zjarrfikëse, Zvonko Tomeski i parashtroi raport kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kumtoi shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Shilegov ia uroi Ditën zjarrfikësve dhe u falënderoi për përkushtimin dhe sakrifikimin në kryerjen e profesionit.

Ai theksoi se Qyteti i Shkupit investon në pajisimin dhe në modernizimin e Brigadës zjarrfikëse.

“Këtë vit nga buxheti i Qytetit të Shkupit për Brigadën për mbrojtje zjarrfikëse kemi ndarë gjithsej 134 milionë denarë. Në këto mjete është paraparë edhe furnizim i shkallës së re automekanike zjarrfikëse, minimum 75 metra të gjatë dhe furnizim të dy automjeteve autocisterna. Është porositur edhe simulator i ri për goditje të zjarrta, që përdoret për stërvitje përmes simulimit të kushteve reale të zjarrit. Këto janë vetëm një pjesë e nevojave vijuese të një Brigade bashkokhore për mbrojtje zjarrfikëse”, tha Shilegov.

“Këtë vit në Brigadën për mbrojtje zjarrfikëse është paraparë të pranohen 50 zjarrifkës të rinj. Në pajtim me standardet evropiane, proporcioni është një zjarrfikës në 1.500 banorë, ndërsa gjendja momentale në Shkup është një zjarrfikës në 3.500 banorë”, theksoi Shilegov.

Në fjalimin e tij, Shilegov potencoi se këtë pajisje kohë të gjatë e kanë pritur dhe për këtë shkak, Qyteti e furnizon këtë vit, si dhe se janë të vetëdijshëm për nevojën e tyre për pajisje të re bashkokohore, në pajtim me standardet evropiane. (MIA)

Next Post
Mjet për llogaridhënie të shpenzimeve të përfaqësuar nga BNJVL

Mjet për llogaridhënie të shpenzimeve të përfaqësuar nga BNJVL

Për Qeverinë e Maqedonisë, propozimi është i pranueshëm, pala greke kërkon emër nga pakoja e Nimict

Për Qeverinë e Maqedonisë, propozimi është i pranueshëm, pala greke kërkon emër nga pakoja e Nimict

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom