• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Kukan: Nuk pyetet vetëm Makron për zgjerimin e BE-së

May 21, 2018
in BALLINA, LAJME
Kukan: Nuk pyetet vetëm Makron për zgjerimin e BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë, as i bashkuar pa një rajon kaq të rëndësishëm siç është Ballkani Perëndimor, deklaroi kryetari i Komitetit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Serbinë, Eduard Kukan. 

“Duhet të jemi të përgjegjshëm kundrejt miqve tanë nga Ballkani Perëndimor. Nëse nga një vend kandidat kërkojmë që të plotësojë kushtet, atëherë edhe ne duhet që të mbajmë premtimet tona”, thotë Kukan në intervistën për numrin e sotëm të gazetës beogradase “Veçernje Novosti”.

Sipas Kukan, qëndrimi i presidentit francez Emanuel Makron që të mos pranojë anëtare të reja në BE derisa ajo nuk reformohet, paraqet “vetëm një prej zërave ” në Union.

Eurodeputeti thekson se mendimi i Makron duhet që të merret parasysh, sepse Franca është një vend i madh, por megjithatë “edhe pse i fortë, ai është vetëm një prej zërave ” në BE.

“Ndërkohë, Franca, Gjermani apo Holanda gjithmonë kanë qenë rigorozë lidhur me pranimin e anëtarëve të rinj dhe kjo nuk ndryshon”, shtoi Kukan.

Sipas tij Makron i përket brezit të ri të liderëve dhe është shumë ambicioz, por pa përkrahjen e Gjermanisë ekonomikisht të fortë nuk do të mund t’i zbatojë idetë e tij.

Ai theksoi se fillimisht duhet që të arrihet marrëveshje për drejtimin në të cilin lëvizin reformat në BE, dhe më vonë të shihet nëse ato mund të zbatohen deri në vitin 2025.

(MIA)

Tags: EUKukanzgjerim
Next Post
Me rregullativën e re të BE-së rritet shkalla e mbrojtjes së të dhënave personale

Me rregullativën e re të BE-së rritet shkalla e mbrojtjes së të dhënave personale

Gjykata e liroi Zaevin nga përgjegjësia në lëndën “Ryshfeti”

Gjykata e liroi Zaevin nga përgjegjësia në lëndën "Ryshfeti"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom