Bashkimi Evropian dje u dha premtim të ri për anëtarësim partnerëve të saj nga Ballkani Perëndimor, por pa shpërblimin e preferuar – datë për pranim, ndërsa takimi i kryeministrit Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras ishte ngjarje e cila ngjalli interesin e më shumë mediave në Sofje dhe për çështjen e emrit folën shumica e zyrtarëve të lartë të BE-së me shpresë se përfundimisht do mbyllet çështja e emrit, njoftoi raportuesi i MIA-s nga Sofja.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili u organizua nga presidenca bullgare në Sofje futi energji të re në marrëdhëniet midis BE-së dhe rajonit, 15 vjet pas mbledhjes në formatin e njëjtë, i cili u mbajt në Selanik. Megjithatë, fokusi nuk ishte në zgjerimin, por në lidhjen, me qëllim për të përmirësuar transportin dhe infrastrukturën digjitale të rajonit dhe të lehtësohet bashkëpunimi.
Në margjinat e Samitit u mbajt takimi Zaev-Cipras, takimi i dytë tet-a-tet pas ripërtëritjes së negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërsa me të cilën afirmohen të arriturat e deritanishme, por zgjidhje përfundimtare ende nuk është gjetur.
Kryeministri i Maqedonisë dhe Greqisë në takimin e djeshëm në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje kanë shqyrtuar opsione të mundshme për zgjidhje kreative për kontestin me emrin, me ç’rast njëra prej tyre ka qenë më e pranueshme për të dy palët.
“Së bashku me kryeministrin Cipras kemi shqyrtuar opsione të mundshme për zgjidhje kreative, të cilat pala e Maqedonisë i prezantoi në fazën e fundit të bisedimeve. Pasojnë konsultime në dy vendet me faktorë të rëndësishëm politikë”, informoi Zaev.
Zaev theksoi se nëse është i mundur zbatimi praktik i kësaj zgjidhje, atëherë në të vërtetë “kemi zgjidhje”. Kryeministri nuk precizoi për çfarë zgjidhje bëhet fjalë, as nuk u përgjigj drejtpërdrejtë nëse në takim është bërë fjalë për ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë.
Maqedonia shpreson se zgjidhje për emrin do të gjendet para Samitit të BE-së, si dhe para samitit të NATO-s i cili do të mbahet në qershor, ndërsa Zaev theksoi se shpreson se ajo do të ndodhë, ndërsa përfundimisht, nëse nuk ndodhë, palët do të vazhdojnë ta kërkojnë.
Cipras, në pres konferencë, të cilën e mbajti në margjinat e Samitit, ishte më i përmbajtur në vlerësimet për atë nëse ekziston një marrëveshje mes dy vendeve.
Ai tha se është biseduar për më shumë opsione dhe se opsion më i përshtatshëm është ai që do t’i mbulojë të gjitha çështjet. Theksoi se momentalisht radhën për të ndërmarrë diçka e ka Zaev dhe shtoi se autoritet në fqinjin verior të Greqisë kanë ende shumë punë në këtë drejtim.
“Besoj se kemi kaluar një pjesë të madhe të rrugës, por ka ende rrugë të kalohet”, tha kryeministri grek Aleksis Cipras në konferencën për shtyp në Sofje dhe shtoi se ende nuk jemi në pozicion të flasim për marrëveshje.
“Jemi duke i shqyrtuar hap pas hapi të gjitha detajet. Nuk jemi, ende nuk jemi në pozitë të flasim për marrëveshje. Do të ekzistojnë edhe hapa të ardhshëm, me qëllim nëse është e mundur të takohemi në fillim të muajit të ardhshëm”, tha Cipras.
Për takimin Zaev-Cipras interes shfaqën edhe liderët evropian. Për këtë temë Zaev ka biseduar me presidentin e Francës Emanuel Makron dhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
“Ata e njohin lidershipin të cilin e demonstron Maqedonia dhe japin mbështetje për të forcuar marrëdhëniet midis neve dhe BE-së”, tha Zaev.
Makron dhe Merkel, por edhe kryeministri i Holandës Mark Rute, kryeministri i Austrisë Sebastijan Kurc, kryeministrat e Suedisë dhe Estonisë Stefan Lofven dhe Juri Ratas, me të cilët gjithashtu kishte takim bilateral, japin mbështetjen e tyre të parezervë dhe njohjen e të arriturave, si dhe e inkurajojnë vendin të qëndrojmë në agjendën evropiane.
“Porositë e tyre janë konfirmim ndaj perspektivave tona. Kjo domethënë se anëtarësimi i Maqedonisë në BE garanton institucione të fuqishme dhe shtet të drejtë. Anëtarësimi në familjen evropiane për Maqedoninë domethënë edhe zhvillim ekonomik i përshpejtuar, rritje e mobilitetit, lidhje dhe mundësi të barabarta për të rinjtë nga Maqedonia me bashkëmoshatarët e tyre evropianë”, theksoi Zaev.
Komisari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han, në margjinat e Samitit BE – Ballkani Perëndimor, sot në Sofje, shfaqi optimizëm se Maqedonia dhe Greqia do ta zgjidhin kontestin për emrin. Por, ai nuk dëshiroi të japë parashikime për kornizën kohore eventuale.
“Gjithmonë jam optimist. Dhe do të mbes optimist. Të dy kryeministrat janë në rrugë të mirë”, tha Han, duke e komentuat takimin midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
Lidhur me mundësinë që zgjidhja të gjendet deri në Samitin e korrikut të BE-së, ai tha se deri atëherë ka një muaj dhe se gjithçka është e mundur.
Për takimin dhe për emrin foli edhe kancelarja Merkel. Ajo në pres konferencën përmbyllëse të Samitit konfirmoi se Maqedonia dhe Greqia kanë arritur progres në zgjidhjen e emrit dhe shtoi se për atë marrë konfirmim edhe nga Zaev dhe Cipras.
“Bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë kanë përparuar dhe është arritur progres i dukshëm. Çështja për Maqedoninë është shumë e rëndësishme”, tha kancelarja gjermane.
Përdorimi dhe ndryshimet e Kushtetutës së Maqedonisë mbesin çështje të diskutueshme. Pala greke insiston për erga omnes dhe ndryshim të Kushtetutës, ndërsa atë sot edhe njëherë e përsëriti presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos.
Ndryshimi i Kushtetutës është parakusht për zgjidhje, po edhe obligim ndaj sundimit të ligjit, për shkak se Marrëveshja ndërkombëtare pa ndryshime kushtetuese mban edhe përgjegjësi për kryeministrin e vendit fqinj, konsideron presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos.
Duke iu drejtuar presidentes së Estonisë Kersti Kaljulajd, presidenti grek tha se nevojitet marrëveshje për emrin me garanci konkrete që do të eliminojë irredentizmin, sepse “Greqia nuk mund të tolerojë të ekzistojnë tensione irredentiste dhe shkelje të historisë”. Por, më me rëndësi për Athinën sipas Pavlopulos, është ndryshimi kushtetues.
Është miratuar Aneks i deklaratës sa i përket përforcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“BE-ja e përshëndet përkushtimin e përbashkët të partive nga Ballkani Perëndimor të vlerave evropiane, principeve dhe vizionit për një Evropë të fuqishme, stabile dhe të unifikuar, të mbështetur me lidhjet tona historike, kulturore dhe gjeografike dhe interesat tona të përbashkëta politike, të sigurisë dhe ekonomike”, qëndron në pikën e parë të dokumentit.
Në Samitin, Brukseli i prezantoi gjashtë iniciativa të reja të cilat duhet të ndihmojnë në transformimin e rajonit, lidhjen e tij më të mirë dhe rreth pajtimit.
Eurokomesari për zgjerim Johanes Han paralajmëro nxitje të reja për gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor të cilat shpresojnë për përafrim në BE.
Brukseli planifikon financimin e dhjetë projekteve të reja të ndara në gjashtë grupe, ndërsa me qëllim që të përshpejtohet transformimi i rajonit, ndërsa gjashtë iniciativa të reja kanë vlerë më shumë se njëqind milionë euro. Të gjitha vendet e rajonit do të marrin nxitje në segmentin e përforcimit të sundimit të ligjit, duke përfshirë këtu edhe kontrollin për të zbatuar reformat. Han thotë se shteti që do të hyjë në anëtarësim të plotë në vitin 2025, duhet t’i përfundojë bisedimet më së voni deri në vitin 2023.
Kryeministri Zaev pas pres konferencës të cilën e mbajti në Sofje u nis për në Shkup, në takim me kryeministren britanike, Thereza Mej, e cila nga Sofja u nis për në Maqedoni.
Mej në takimin në Qeverinë e RM-së theksoi se Britania jep mbështetjen e plotë për zgjidhje të çështjes së emrit, dhe porositi se marrëveshje do të ketë përfitime edhe për Maqedoninë edhe për Greqinë.
“Vetëm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni erdhi deri në ndryshime të mëdha. Qeveria ua shtriu dorën fqinjëve të saj dhe filloi të angazhohet për zgjidhjen e problemit me emrin. E di se Maqedonia është e përkushtuar ndaj kësaj zgjidhje, ndërsa zgjidhja e tillë do të sjellë përfitime të pastra edhe për të dyja vendet. Mund të konsideroni në mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në këtë rrugë”, theksoi Mej.
Zaev me zëvendëskryeministrin e obliguar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev sot do të marrin pjesë dhe do të mbajë fjalë rasti në Forumin ekonomik të Vjenës, i cili do të mbahet në margjinat e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje.
(MIA)