Qeveria as nuk e konfirmon, as nuk e përgënjeshtron informacionin i cili gjatë ditës së djeshme u paraqit në disa media se propozimi më i ri për emrin në bisedimet me Greqinë ka qenë “Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.
Siç deklaroi kryeministri Zoran Zaev në fazën e fundit të bisedimeve, nga ana e Maqedonisë janë precizuar më shumë opsione për zgjidhje të mundshme, ndërsa për një prej tyre është konfirmuar se mund të jetë i pranueshëm për të dy palët”, raportuan sot nga Qeveria për MIA-n.
Qëndrimi është pothuajse identik me atë që tha kryeministri Zaev në pres konferencën e djeshme në Sofje.
Qeveria, megjithatë, për MIA-n deklaroi se “nuk do të pasojnë komente për temën, sepse gjatë bisedimeve së pari duhet të informohen presidenti i shtetit, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe liderët e tjerë, që do të ndodhë së shpejti”. (MIA)