Moti në Maqedoni do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa nga fundi i ditës duke filluar nga pjesët perëndimore do të ketë reshje të përkohshme të shiut të cilat gjatë natës do të zgjerohen në më shumë vende dhe do të intensifikohen.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë e deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 e deri në 29 gradë.
Indeksi UV do të jetë 7.
Në Shkup moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 11, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 27 gradë.
Të shtunën do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Do të ketë paraqitje të rrallë të bubullimave. Të dielën do të jetë kryesisht mot i qëndrueshëm dhe i thatë, ndërsa nga e hëna në orët e pasdites sërish do të ketë paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullimave. (MIA)