1799. – Vdiq Pjer – Ogisten Karon de Bomarshe, shkrimtar francez. Në veprat e tij i kritikonte miton dhe korrupsionin në shoqëri.
1803. – Britania e Madhe i shpalli luftë Francës sepse Napoleon Bonaparta e vazhdoi fushatën ushtarake në Itali dhe në Zvicër.
1804. – Napoleon Bonaparta është shpallur mbret i Francës, ndërsa në dhjetor të të njëjtit vit, u kurorëzua si Napoleoni i Parë.
1868. – Lindi mbreti rus Nikolaji i Dytë Aleksandroviq Romanov, monarku i fundit në Rusi, i cili mbretëronte nga viti 1894 deri në abdicimin e vitit 1917.
1872. – Lindi Bertrand Rasel, filozof anglez. Studioi matematikë dhe fizikë në Kembrixh. Në vitin 1950 e fitoi Çmimi Nobel për literaturë. Ishte në krye të lëvizjes antibërthamore në Britani dhe kryetar i Gjykatës për konfimimin e krimeve të luftës në Vietnam. Vdiq më 2 shkurt të vitit 1970.
1899. – Në Hagë është mbajtur konferenca e parë ndërkombëtare kundër garës për armatim dhe pengimin e luftërave.
1908. – Vdiq Karl Koldevej, hulumtues polar gjerman. Ishte udhëheqës i ekspeditës së parë gjermane në Polin Verior. Lindi më 26 tetor të vitit 1837.
1911. – Vdiq kompozitori dhe dirigjenti austriak Gustav Maler, drejtor i Operës shtetërore në Vjenë, i cili nën ndikim të Ludvig van Betovenit dhe Rihard Vagnerit ka krijuar kompozime me emocione të theksuara të fuqishme. Veprat: Simfonia e 10-të, cikle solo këngë për zë dhe orkestër “Këngë për vendin”, “Këngë për fëmijët e vdekur”…
1919. – Lindi balerina angleze Margaret Hukam, e njohur si Margot Fontejn një nga balerinat më të njohura të shekullit të 20-të.
1954. – Hyri në fuqi Konventa evropiane për të drejtat e njeriut.
1961 – Në Shkup në kinemanë “Kultura” është mbajtur premiera “Verë e qetë” filmi i parë artistik, me regji të Dimitrie Osmanli.
1980. – Në shtetin e Uashingtonit në SHBA, në erupsionin e vullkanit u krijua një re hiri e gjatë 4.000 kilometra dhe e gjërë 1.600 kilometra.
1990. – Në Vjenë kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Kol dhe kryeministri i Gjermanisë Lindore, Lotar de Mezijer e nënshkruan marrëveshjen për unionin monetar, që paraqet hap të parë drejt bashkimit të Gjermanisë.
1995. – Vdiq balerini rus Aleksandar Borisoviç Godunov, i cili pas emigracionit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1979 fitoi famë botërore. (MIA)