• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Dita Botërore e Muzeve

May 18, 2018
in BALLINA, LAJME
Dita Botërore e Muzeve
Share on FacebookShare on Twitter

Muzetë në Maqedoni sot, me ekspozita dhe aktivitete, do ta shënojnë Ditën Botërore të Muzeve 18 Majin, ndërsa disa prej tyre nesër do t’i bashkëngjiten manifestimit “Nata Evropiane e Muzeve”.

Hyrja në Muzeun e Maqedonisë sot do të jetë falas për vizitorët të cilëve do t’u dhurohet publikim. Në suaza të “Natës evropiane të muzeve në Republikën e Maqedonisë”,  Muzeu i Maqedonisë nesër do të jetë i hapur prej orës 19:00 deri në orën 1 pas mesnate, ndërsa deri në orën 21:00 nesër mbrëma koncert do të mbajë grupi “Next to Silence”.

Përveç bazamenteve të përhershme – Etnologjia në Maqedoni (zakonet popullore, instrumentet tradicionale muzikore, kostumet popullore dhe bizhuteri, sendet shtëpiake, pëlhura popullore, zanatet tradicionale, ekonomia kombëtare dhe arkitektura tradicionale) dhe bazamenti historik: refugjatët maqedonas të Luftës së Dytë Botërore dhe Lufta civile greke 1940-1949, në Muzeun e Maqedonisë do të mund të shihet edhe ekspozita e përkohshme: vepra arti të Vasko Ristovski “Arti naiv maqedonas”.

Muzeu Arkeologjik i Maqedonisë sot do t’i promovojë hapësirat e reja të bibliotekës më të vjetër dhe më të madhe të specializuar arkeologjike në Maqedoni. Fondi i bibliotekës ka më shumë se 6000 libra (me mbi 20.000 punime profesionale dhe shkencore nga autorë vendas dhe të huaj).

Ai u krijua gjatë  57 vjetorit nga themelimi i bibliotekës së parë pranë Muzeut Arkeologjik në vitin 1961. Midis librave të shumtë janë edhe botime të rralla, të publikuara nga fillimi i shekullit të 20-të, ndërsa më i vjetri prej tyre daton nga viti 1881.

Me rastin e Ditës Botërore të Muzeve, Komiteti Kombëtar i Maqedonisë i IKOM (Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve), sot në orën 14 në Muzeun e Qytetit të Shkupit, do t’i ndajë çmimet për vitin 2017, pas konkursit të shpallur për arritjet speciale në veprimtarinë e muzeve.

Do të ndajë çmime në katër kategori: muzeu i vitit, projekti i muzeut të vitit, punëtori i muzeut i vitit dhe bashkëpunëtori i jashtëm i muzeve.

Dita Botërore e Muzeut tradicionalisht festohet më 18 maj nga viti 1977, me qëllim që të rritet ndërgjegjja për rëndësinë e muzeve dhe trashëgimisë kulturore në zhvillimin e një shoqërie. Është vërtetuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM – International Council Of Museums) (ICOM), i cili është formuar në vitin 1946.

(MIA)

Tags: DITA BOTËRORE E MUZEVE
Next Post
Stërvitje e përbashkët e forcave speciale të armatës së Maqedonisë dhe Bullgarisë

Stërvitje e përbashkët e forcave speciale të armatës së Maqedonisë dhe Bullgarisë

Fillon pjesa punuese e biseidmeve parlamentare në kuadër të dialogut Zhan Mone

Fillon pjesa punuese e biseidmeve parlamentare në kuadër të dialogut Zhan Mone

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom