Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, vendi i të cilit si kryesuese me BE-në sot është nikoqire e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Sofje porositi se pas 15 viteve sërish u paraqit mundësia që të flitet në temën Ballkani Perëndimor në kuadër të procesit për integrim të gjashtë vendeve nga rajoni në Union, lajmëron raportuesi i MIA-s nga Sofja.
“Të gjithë e kiptojnë se sa i rëndësishëm është Ballkani Peërndimor dhe prandaj 15 vite pas takimit në Selanik kemi mundësi sot të bisedojmë në atë temë”, deklaroi Borisov para takimit të kreut.
Ai theksoi se sot në kuadër të forumit do të marrin pjesë edhe bankat me interes për projekte të prëbashkëta infrastrukturore,
Lidhur me negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë, rreth kontestit për emrin tha: “Për atë temë sa më pak deklarata japim, aq më të mëdha janë gjasat”.
Në margjina të Samitit në rrjedhë është takimi mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, që është takimi i dytë tet-a-tet pas atij në Davos.
Liderët e të dy vendeve do të tentojnë t’i harmonizojnë qëndriemt rreth çështjeve kontestuese në negociata, shtrirjen e përdorimit dhe ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë me qëllim që të arrihet zgjidhje për kontestin shumëvjeçar, i cili paraqet pengesë prë integrimet evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë.
Samiti, që sot po mbahet në Sofje. është ngjarja më e madhe që e organizon Bullgaria si kryesuese aktuale me Unionin, i cili si një nga prioritetet e vendosi kthimin e Ballkanit Perëndimor lartë në agjendën e unionit.
Lidhshmëria në transportin, energjinë dhe infrastrukturën digjitale, arsimin dhe aspekte të tjera, është tema e Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor,në të cilin po merr pjesë delegacioni qeveritar i Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Sofja.
Në Samit, që po mbahet në organizim të kryesimit bullgar me BE-në po marrin pjesë liderët e shteteve-anëtare të Unionit dhe nga rajoni. Me Samitin kryeson kryetari i Këshillit të Evropës, Donalld Tusk, i cili e përfaqëson BE-në, së bashku me kryetarin e Komisionit evropian, Zhan Klod Junker.
Në Samit marirn pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, eurokomisari për zgjerim, Johanes Han dhe kryetari i Parlamentit evropian, Antonio Tajani.
Kryeministri Zaev në shoqërim të zëvendëskryeminsitrit të angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot marrin pjesë në aktivitetet e agjendës zyrtare të Samitit.
(MIA)