Dita Botërore e Telekomunikacionit. Në Paris, në vitin 1865 për herë të parë është formuar organizata e cila më vonë u shndërrua në Lidhje ndërkombëtare për telekomunikacion.
1510. – Vdiq një nga piktorët më të mëdhenj italianë, Sandro Botiçeli. Veprat e tij “Lindja e Afërditës” dhe “Pranvera” mishërojnë shpirtin e Rilindjes.
1809. – Perandori francez Napoleoni i Parë lëshoi dekret me të cilin përvetësoi territore që i përkisnin papës.
1866. – Vdiq pianisti dhe kompozitori francez Erik Satie. Ai u bë i njohur me veprën e tij për piano të quajtur “Umnopeldi”.
1988. – Nisi tërheqja e ushtarëve sovjetikë nga Afganistani.
1935. – Vdiq kompozitori francez Pol Dika, profesor i Konservatoriumit parisien. Veprat: “Nxënësi i magjistarit” dhe “Peri”.
1944. – Në Bashkimin Sovjetik nisi dëbimi i më se 200.000 tatarëve me akuzën për bashkëpunim me nacistët gjermanë.
1954. – Hyri në fuqi Konventa evropiane për të drejta të njeriut.
1957. – Egjipti u ndaloi anijeve tregtare izraelite kalim përmes Kanalit të Suezit.
1995. – Në zgjedhjet presidenciale në Francë fitoi Zhak Shirak.
1996. – Romano Prodi u bë kryeministri i 55-të i qeverisë italiane pas Luftës së Dytë Botërore.
1999. – Qeveria e Sierra Leone dhe kryengritësit arritën marrëveshje për ta ndërprerë luftën shtatë vjeçare.
2000. – Këshilli i Sigurimit i OKB-së njëzëri miratoi embargon e armëve ndaj Etiopisë dhe Eritresë, të cilat ndodheshin në luftë me njëra tjetrën.
2007. – Qeveria e Dubait e shpërbleu me 12.600 dollarë pakistanezin 63-vjeçar Mohamed Nazjer, kopshtar, për shkak se asnjëherë gjatë punës 28-vjeçare nuk është vonuar në punë. Shpërblimi ka qenë në vlerë prej 49 rrogave të tij njëmujore.
2009. – Rezultatet e publikuara nga zgjedhjet parlamentare në Kuvajt në bazë të të cilave është bërë e ditur se për herë të parë në historinë e këtij vendi, në mesin e 50 deputetëve ndodhen edhe katër gra. Grave në Kuvajt në vitin 2005 u është dhënë e drejta të votojnë dhe të zgjidhen. (MIA)