• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

May 15, 2018
in BALLINA, LAJME
Zaev në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhshmëria në transportin, energjinë dhe infrastrukturën digjitale, arsimin dhe aspekte të tjera, është tema e Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet pasnesër në Sofje, ndërkaq në të cilin do të marrë pjesë delegacioni qeveritar i Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev.

Në Samit, që mbahet në organizim të kryesimit bullgar me BE-në, do të marrin pjesë liderët e shteteve-anëtare të Unionit dhe rajonit.

Me Samitin do të kryesojë kryetari i Këshillit të Evropës, Donalld Tursk, i cili do ta përfaqësojë BE-në, së bashku me kryetarin e Komisionit evropian, Zhan Klod Junker.

Kryeministri Zaev në shoqëri të zëvendëskryeministrit të angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të marrin pjesë në aktivitetet e agjendës zyrtare të Samitit më 17 maj.

Kryeministri Zaev do të marrë pjesë në sesionin punues plenar në temën “Ndërlidhje” (Conectivity), ndërsa gjatë drekës së punës së shefave  të shteteve dhe qeverive me përfaqësuesit më të lartë të trupave të BE-së do të ketë fjalim në temën “Përballje e përbashkët me kërcënimet”.

Në margjina të Samitit, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Zaev do të ketë takime bilaterale me disa kryeministra dhe shefa të shteteve.

Është paraparë takim i Zaevit me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

Janë planifikuar takime bilaterale me presidentin e Francës, Emanuel Makron, me kancelaren gjermane Angela Merkel, si dhe me kryeministrin e Holandës, Mark Rute.

Në agjendën e kryeministrit Zaev janë planifikuar edhe takimet bilaterale me kryeministrat e Austrisë, Suedisë dhe Estonisë, Sebastian Kurc, Stefan Lofven dhe Juri Ratas.

Zaev është i ftuar të marrë pjesë dhe të ketë paraqitje edhe në disa aktivitete të tjera dhe konferenca që mbahen paralelisht me Samitin e BE-së në Sofje.

Kryetari i Qeverisë së RM-së, Zaev, më 16 maj do të flasë në konferencën “Demokracia që jep: Dhjetë vite pas shfrenimit të potencialeve të Ballkanit Perëndimor”, në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe në organizatat tink-tenk Qendra për studime demokratike dhe Fondi ballkanik evropian, si dhe në Samitin e liderëve dhe shefave të Partisë së socialistëve evropianë (PES).

Gjatë qëndrimit të Zaevit në Sofje është organizuar edhe takim me Kristalina georgieva, drejtoreshë ekzekutive e Bankës botërore.

Zaev me zëvendëskryeminsitrin e angazhuar për koordinim me resurset ekonomike, Koço Angjushev më 18 maj do të marrë pjesë dhe do të ketë paraqitje të vet në Forumin ekonomik të Vjenës, që do të mbahet në margjina të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje. (MIA)

Tags: MarrëveshjesamitSofjeZoran Zaev
Next Post
Dimitrov për “Ta nea”: ndodhemi në një fazë të ndjeshme

Dimitrov për "Ta nea": ndodhemi në një fazë të ndjeshme

Katimerini: Zaev dhe Cipras do të bisedojnë për lidhje të marrëveshjes ndërkombëtare

Katimerini: Zaev dhe Cipras do të bisedojnë për lidhje të marrëveshjes ndërkombëtare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom