Nga Qeveria ende nuk konfirmojnë nëse PDSH dhe BESA e Afrim Gashit do të jenë pjesë e përbërjes qeveritare.
Disa mediume, duke iu referuar burimeve partiake, mbrëmë kumtuan se PDSH dhe BESA e Gashit do të marrin nga një vend ministror dhe se kjo është arritur në takimin me kryeminsitrin Zoran Zaev.
Sipas shkrimeve në mediume, PDSH do ta marrë Ministrinë pa resor me të cilën kryesonte Ramiz Merko, ndërsa BESA do të kryesojë me Minsitrinë e Kulturës. Dy partitë do të marrin edhe zëvendësministra, sekretarë shtetërorë dhe drejtorë.
Kryeminsitri Zaev tashmë një periudhë të caktuar deklaron se dëshiron ta zgjerojë shumicën parlamentare dhe se po bisedon me partitë më të vogla.
Vendimet për hyrje në Qeveri, dy partitë do të duhet t’i konstatojnë në organet partiake.
(MIA)