Ish-kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski i kishte 91 këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm për të cilët në vit janë ndarë 1,73 milionë euro, njoftoi sot shërbimi qeveritar për media.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ndjek parimet e transparencës dhe llogaridhënies në punën e saj dhe në këtë drejtim informon se të gjithë këshilltarët e kryeministrit Zoran Zaev janë publikuar në ueb faqen zyrtare, ndërsa çështjet nga mediat lidhur me numrat e tyre dhe aktivitetet ditore punuese përgjigjen me bazën ditore. Me qëllim që opinioni të mund të bëjë krahasim me punën e Qeverisë paraprake, ua prezantojmë shpenzimet për pagat e të gjithë 91 këshilltarëve të Qeverisë së Nikolla Gruevskit të cilat arrijnë 1.73 milionë euro në vit”, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për media.
Potencojnë se shuma për paga e cila është shpenzuar në atë periudhë është trefish më e madhe se shuma e përgjithshme të cilën kjo Qeveri e ndan për gjithë këshilltarët, këshilltarë të veçantë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm të kryeministrit.
Për shkak të vëllimit të dokumentacionit të arkivuar dhe arkivimin jo standard, thuhet në kumtesë, ende nuk janë përpunuar të dhënat për periudhën e vitit 2006 – 2007 për persona të angazhuar si këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Të dhënat si dhe emrat e personave të angazhuar në Qeverinë e RM-së si këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm, të ish-kryetarit të Qeverisë Nikolla Gruevski, janë përpunuar për periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2016. Vetëm për një vit, Qeveria e Gruevskit për bashkëpunëtorë të jashtëm dhe këshilltarë i ka shpenzuar 71,6 milionë denarë para të qytetarëve të Maqedonisë, midis të cilëve ishin të angazhuar edhe bashkëpunëtorë të jashtëm me pagë prej 7.000 euro në muaj”, theksohet në kumtesë.
Në mënyrë shtesë informojnë nga shërbimi qeveritar për media, mungojnë të dhënat nga agjencitë autoriale përmes të cilave janë angazhuar bashkëpunëtorë të jashtëm, që do të thotë se ky numër prej 91 këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm nuk është përfundimtar.
“Përveç marrëveshjeve individuale për këshillimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka marrëveshje për shërbime konsultuese nga agjencitë ndërkombëtare për përfaqësim, konsultime juridike, ndërtim të brendeve, për menaxhim të imazhit dhe të ngjashme në vitin 2015 dhe 2016. Bëhet fjalë për katër marrëveshje me vlerë të përgjithshme prej 569.000 euro ose 34,99 milionë denarë”, informojnë nga Qeveria.
Nëse merren parasysh të dyja shumat në nivel vjetor, thuhet në kumtesë, vlera përfundimtare të cilën Qeveria e Gruevskit e ka shpenzuar për këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm arrin 106.64 milionë denarë ose 1,73 milionë euro para të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Në vazhdim janë të ardhurat e disa këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm të cilët janë veçuar:
Marjan Hribar | Në muaj 2500 Euro |
Jehosha Shuki Glajtman | bashkëpunëtor i jashtëm kompensimi në Vit 26.000 dollarë amerikanë. Përveç kompensimeve, bashkëpunëtorit të jashtëm i sigurohen shpenzimet e rrugës, shpenzimet për ushqim dhe akomodimit në hotel gjatë qëndrimit të tij në RM. |
Aleksandar Nikovski | Në muaj 3000 Euro |
Robert Valter | Në muaj 7000 Euro |
Hristian Mickoski | i angazhuar me kompensim me koeficient 1.8. të Nikolla Gruevski . E ndryshon marrëveshjen me kryeministrin e radhës Emill Dimitriev në bashkëpunëtor të jashtëm për energjetikë (nuk ka shumë në marrëveshje) |
Kolin Xhefri | Në muaj 4000 Euro |
Xhorxh R. Peri | Në muaj 5000 dollarë amerikanë
|
Në vazhdim është lista e plotë e këshilltarëve:
1. Azir Aliu
2. Aleksandar Gjorgjiev
3. Aleksandar Mitov
4. Aleksandar Nikovski
5. Ana Bllazheska
6. Antonio Pekov
7. Bojan Petrovski
8. Branisllav Sarkanjac
9. Vanja Hristovska
10. Vasilka Gaber
11. Vera Dimitrieva
12. Vesella Kostovska
13. Viktor Mihajllovski
14. Viktor Novakovski
15. Violeta Markovska
16. Vllado Popovksi
17. Vllatko Ilievski
18. Goran Llazov
19. Goran Mojskovski
20. Goran Torbakov
21. Goran Ustijanoski
22. Dançe Sotiroska
23. Darko Angellov
24. Debora Lakaordova
25. Dejan Bujishiq
26. Dejan Gerasimovski
27. Dimitar Samarxhievski
28. Dimitar Trifunovski
29. Dimçe Lazarevski
30. Dino Sterijeviq
31. Gjoko Nikollvoski
32. Elena Ivanovska
33. Elena Novaçka
34. Elizabeta Pangovska
35. Ivan Stojanovski
36. Irena Lesovska
37. Ismet Osmani
38. Jana Gligorovska
39. Jasmina Apostollska
40. Jasminka Vaskova Tashkova
41. Jordan Popovski
42. Jehoshua Shuki Glajtman
43. Katerina Dimovska
44. Kenan Abdi
45. Kolin Xhefri
46. Koçe Gavrillov
47. Kristian Arsov
48. Kërste Melanovski
49. Lazo Tërpkov
50. Luke Galeski
51. Lupço Efremov
52. Marija Apostollova
53. Maria Vllashçeva
54. Maria Ivanovska-Gugovska
55. Maria Jakimovska
56. Marina Efremovska
57. Marjan Hribar
58. Martina Antiq
59. Martina Tevçeva
60. Meri Atanasovski
61. Metodi Haxhi Vaskov
62. Milosh Stukuqa
63. Mirvet Ramadani
64. Miço Apostolov
65. Natalija Pesiq
66. Nenad Kocevski
67. Pance Kralev
68. Pero Kitanovski
69. Ognena Nikulska
70. Robert Valter
71. Rozeta Vidoeska
72. Rozeta Trajan
73. Sanja Dimitrievska
74. Sasha Grujevski
75. Sasho Pavloski
76. Sasho Stefanovski
77. Senko Velinov
78. Sllave Vellovski
79. Sllavica Todorova
80. Sllobodan Todorovski
81. Slobodan Tërçkov
82. Sonja Todoroska
83. Sërgjan Kerim
84. Tanja Kostovska
85. Tatiana Arsova
86. Teo Vajgel
87. Todor Temenugovski
88. Fidanko Velinovski
89. Hristijan Mickovski
90. Hristina Kostovska Radinska
91. Xhorxh Peri.
(MIA)