• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Promovohet libri “Bisedime me Omer Kaleshin. Shkup-Stamboll-Paris”

May 14, 2018
in BALLINA, KULTURË
Promovohet libri “Bisedime me Omer Kaleshin. Shkup-Stamboll-Paris”
Share on FacebookShare on Twitter

Një libër interesant për një person edhe më interesant – Omer Kaleshi është njëri prej piktorëve më eminent me prejardhje nga Ballkani, shumë i respektuar në Francë ku jeton dhe krijon nga viti 1956 dhe për të kanë shkruar kritikë të njohur arti,  tha kryetari i ASHAM-it Taki Fiti në promovimin e librit “Biseda me Omer Kaleshin: Shkup – Stamboll – Paris” nga akademiku Luan Starova.

Specifika është në atë që bashkon tre vende, tha Fiti, në Maqedoni ka lindur, në Turqi është edukimi i tij nga sfera e artit, ndërsa në Francë krijon dhe ky është atdheu i tij artistik.

Fiti theksoi se motivet e Kaleshit flasin për njeriun e Ballkanit – për ndjenjat e tij, mbijetesa në këtë, siç tha, hapësirë turbulente dhe jo të qetë.

Sipas promotorit të edicionit, akademiku Ferid Muhiq, libri i Starovës për Kaleshin konfirmon se Ballkani asnjëherë nuk ka qenë vatër kulturore periferike.

“Kjo pulson me organ më të fuqishëm ose më të dobët, me më shumë ose më pak zjarr, varësisht nga rrethanat, por Ballkani çdoherë ka qenë paradigmë e kulturës dhe artit dhe kjo pasqyrë në mënyrë radikale theksohet me këtë libër”, tha Muhiq, duke shtuar se vepra e dy autorëve, edhe Kaleshi edhe Starova, e mohuan, siç tha, prezantimin skematik të Ballkanit si një rajon të mbyllur ekzotik në të cilin aty-këtu ka përfitime të një vetëdije dhe disa arritje.

Omer Kaleshi ka lindur në fshatin e Kërçovës, Sërbicë në vitin 1932. Shkollën e mesme e ka përfunduar në Shkup, ndërsa në vitin 1956 ka emigruar në Turqi. Në vitin 1965 ka përfunduar studimet në Akademinë e arteve në Stamboll. Është zhvendosur në Paris ku edhe sot jeton dhe punon. Ka pasur numër të madh ekspozitash në Maqedoni dhe nëpër botë. (MIA)

Tags: ASHAMliberOmer KAleshipromovimTaki Fiti
Next Post
Parashikimi i motit

Parashkimi i motit

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom