• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Sindikata e Gjykatës Themelore Shkup 1 kërkon përfaqësues në Trupin për reforma në gjyqësi

May 11, 2018
in BALLINA, LAJME
Sindikata e Gjykatës Themelore Shkup 1 kërkon përfaqësues në Trupin për reforma në gjyqësi
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata sindikale Gjyqësi në Gjykatën Themelore Shkup 1 kërkon me përfaqësuesin e tij të kyçet në Trupin për reforma në gjyqësi.

Në letrën e dërguar deri tek Trupi për reforma në gjyqësi përshëndetet fillimi me punë i këtij trupi, por nënvizohet se nuk ka përfaqësues i cili do t’i përfaqësojë interesat e nëpunësve gjyqësorë.

“Në këtë trup për reforma në gjyqësi nën mbështetjen personale të kryeministrit të Qeverisë së RM-së, u gjet vend për gjykatës, individë kryetarë të gjykatave, ekspertë, avokatë, ka edhe gazetarë, avokati i popullit etj, por nuk ka ftesë për nëpunësit gjyqësorë të cilët i përbëjnë 85 për qind të të punësuarve në gjykata për të cilët bëhen këto reforma dhe ndryshimet eventuale duhet t’i zbatojnë”, thuhet në letrën e cila sot është dërguar në media.

Nga sindikata theksojnë se duhet të bëhen reforma të vërteta për përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe propozojnë të vihet sistem anglosakson.

Që atje propozojnë që vendimi gjyqësor i sjellë njëherë të jetë gjithmonë i zbatueshëm që të shmanget përzgjedhja në sjelljen e vendimeve gjyqësore.

Kërkohet edhe statusi special i Gjykatës Themelore Shkup 1 në sistemin gjyqësor, si edhe status më i mirë i të punësuarve, kushte më të mira për punë, beneficione dhe të ardhura të rritura. (MIA)

Tags: gjyqësiOrganizata sindikaletrupi per reforma
Next Post
Parashikimi i motit

Parashkimi i motit

30 prill

Në ditën e sotme

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom