• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Timonie: Kemi besim te Maqedonia se do të na bashkangjitet në familjen evropiane

May 9, 2018
in BALLINA, LAJME
Timonie: Kemi besim te Maqedonia se do të na bashkangjitet në familjen evropiane
Share on FacebookShare on Twitter

Ne kemi besim tek Maqedonia se do të na bashkangjitet në familjen evropiane. Këtë sot e tha ambasadori francez në Maqedoni Kristian Timonie në MPJ, ku me prezantim u shënua Dita e Evropës-9 Maji. 

“Mirëserdhët në klub sepse ju e kaluat testin, keni bërë një hap të dukshëm me rekomandimin e pakushtëzuar. Por, ajo është vetëm fillim i një rrugëtimi. Mirëserdhët në klubin për diskutime i cili gjithashtu e paraqet BE-në”, tha Timonie.

Dita e Evropës, siç tha, është një ditë e madhe për të gjithë ne dhe në të ardhmen e afërt do të jetë ditë e përbashkët. Franca ju mbështet në këtë rrugëtim.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë të Punëve të Jashtme Viktor Dimovski informoi se gjatë këtij viti shënohet 25 vjetori nga vendosja e raporteve diplomatike midis Maqedonisë dhe Francës. U falënderua për bashkëpunimin e shkëlqyer me Francën, ndërsa veçanërisht me ambasadën e Francës në Shkup.

“Mbështetja dhe partneriteti me Francën për rrugën tonë evropiane dhe euroatlantike janë veçanërisht të rëndësishme dhe besoj se jubileun tjetër do të festojmë së bashku në familjen e madhe evropiane”, tha Dimovski.

Prezantimin e temës “Bashkimi Evropian dhe identiteti kombëtar kushtetues” e bëri profesori i të drejtës kushtetues pranë Universitetit Bordo Ferdinand Melan-Sukramanien. Ai e prezantoi rastin francez në kuadër të BE-së.

Prezantimin e organizuan Akademia diplomatike e MPJ të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasada e Francës. (MIA)

Tags: ambasadorDita e evropesMPJ
Next Post
Zaev: Tani është momenti më i mirë për të gjetur zgjidhje për emrin

Zaev: Tani është momenti më i mirë për të gjetur zgjidhje për emrin

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom