Maqedonia sivjet e feston Ditën e Evropës – 9 Majin me rekomandim të pastër për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe pritjet për marrjen e datës konkrete për fillimin e të njëjtave në Këshillin e qershorit të BE-së.
Raportin që e publikoi Komisioni Evropian më 17 prill për avancimin e vendit dhe rekomandimin e pastër për fillimin e negociatave është rezultat i punëve të bëra në pothuajse të gjitha fushat. Në dy raportet e fundit për shkak të krizës politike, rekomandimi u suspendua dhe u kushtëzua me reforma demokratike. Sivjet, rekomandimi është i pastër dhe i pakusht, me çka Maqedonia e plotësoi kriterin bazë demokratik për fillimin e negociatave.
Rekomandimi për fillimin e negociatave për hyrje në Union dhe lavdërime për avancimin në reforma dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, personalisht në Shkup muajin e kaluar i sollën eurokomisari për zgjerim Johanes Han dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.
Maqedonia nga viti 2005 është vend kandidat për anëtarësim në BE.
“Maqedonia në prill të vitit 2001 e para nga rajoni e nënshkroi Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim. Në vitin 2004 apeloi për anëtarësim, ndërsa në dhjetor të vitit 2005 e morëm statusin e vendit kandidat. Në vitin 2009 pas disa reformave të thella në sfera kyçe e morëm për herë të parë edhe rekomandimin e Komisionit Evropian, paralelisht edhe me regjimin e liberalizimit të vizave dhe prej atëherë e deri më tani nëntë herë me radhë, në konkludim edhe me këtë rekomandim në vitin 2018, KE-ja rekomandon që Maqedonia t’i fillojë negociatat inkuadruese. por për arsye të njohura politike, deri më tani kjo nuk ka ndodhur”, deklaroi për MIA-n, Dragan Tilev, këshilltar shtetëror dhe koordinues në Sekretariatin për çështje evropiane (SÇE).
Sipas tij, fakt është se për shkak të procesit të tillë të vazhduar dhe humbjes së elanit dhe energjisë u krijuan kushte për lëvizjet e brendshme politike, që vendin e sollën deri në atë situatë që ndodhi më 27 prill, që në rastin tonë është sulm pa precedent në Kuvend, si refleks i krizës së thelluar dyvjeçare, që, siç thotë Tilev, në mënyrë të pashmangshme ka reflektuar edhe në marrëdhëniet tona me BE-në dhe me partnerët tjerë ndërkombëtarë.
Me këtë rast, siç theksoi, rekomandimi i fundit dhe parafundit, si dhe rekomandimet në vitin 2015 dhe 2016 ishin rekomandime të kushtëzuara – të kushtëzuara me marrëveshjen e Përzhinës, implementimin e prioriteteve urgjente reformuese dhe zbatimin e zgjedhjeve korrekte.
“Për fat nga një krizë e thellë, vendi me qeverinë e re, shumicën e re parlamentare, arritën të kthehet në një periudhë shumë të shkurtër kohore në rrugën euroatlantike. Siguroni dëgjim tek partnerët tanë ndërkombëtarë dhe siguroi bazë të fortë për ndërtimin e partneritetit me vendet-anëtare të BE-së. E tërë kjo rezultoi me një axhendë të përshpejtuar reformuese, të cilën Qeveria e inkuadroi në programin e saj vjetore për punë, megjithatë edhe për tërë mandatin e saj dhe sërish fokusi i reformave u definua përmes planit 3-6-9”, thotë Tilev për MIA-n.
Reformat, theksoi, inkluziviteti i siguruar dhe me participimin e opozitës në miratimin e ligjeve reformuese kyçe dhe dialogun e vazhduar të thelluar me sektorin joqeveritar, të gjithë këtë e ka njohur bashkësia ndërkombëtare, e ka njohur Evropa dhe faktorët kyçë – Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe, Austria, përfshirë edhe Greqinë dhe Bullgarinë.
“Me këto dy shtetet tona fqinje të cilat janë anëtare të BE-së dhe të NATO-s, kemi vendosur komunikim, me Bullgarinë e kemi nënshkruar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, që kohë të gjatë qëndronte i kontestuar, i panënshkruar dhe tashmë fillon të implementohet. Dialogu me Greqinë shkon në drejtim të vërtetë. Si do të përfundojë kjo është çështje e negociatorëve dhe politikanëve të cilët duhet t’i marrin vendimet si më tej kjo do të lëvizë dhe do të reflektohet në tërë procesin. Mbetet të shohim në disa javët dhe muajt e ardhshëm”, thotë Tilev.
Më e rëndësishme, sipas tij, është kjo që Maqedonia u kthye në agjendën euroatlantike dhe se Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë është kthyer në agjendën e prosperiteteve të BE-së.
Të gjitha këto elemente, vlerëson ai, strategjia e shkurtit për Ballkanin Perëndimor, pakoja e prillit për zgjerim, sinjalet pozitive të Brukselit, në samitin e Sofjes në qershor duhet të rezultojnë me vendime pozitive të Këshillit të BE-së.
Samiti, megjithatë, NE-Ballkani Perëndimor më 17 maj në Sofje, ku në të njëjtën tryezë do të ulen liderët e BE-së dhe liderët e Ballkanit Perëndimor, do të fokusohet në pjesën e lidhshmërisë – transport, energjetikë, lidhje digjitale, si dhe aspektet e sigurisë të cilat Ballkani Perëndimor e bëjnë veçanërisht interesant. “Sa është i rëndësishëm ky rajon në ambientin gjeopolitik, përfshirë edhe Maqedoninë, ka treguar edhe kriza e emigrantëve, kur Maqedonia ka luajtur rol kyç në parandalimin e valës së emigrantëve dhe presionin dhe goditjen e Bashkimit Evropian”, vlerësoi Tilev.
Sipas tij, Bullgaria ka luajtur shumë rol pozitiv, sepse në të gjithë kryesimin e saj e ka mbajtur Ballkanin Perëndimor në krye të agjendës së saj.
“Jemi të bindur se Austria do të vazhdojë ta luajë këtë rol pozitiv sepse ka interes të fuqishëm që rajoni të integrohet para së gjithash nga aspekti i sigurisë, por edhe nga ai ekonomik sepse kufizohet me këtë rajon, pastaj pason Rumania, Finlanda dhe pastaj në fillim të vitit 2020 do të kryesojë edhe Kroacia, që është edhe një shtet i cili ka kontribut të drejtpërdrejtë në Ballkanin Perëndimor.” thotë Tilev për MIA-n.
Vlerëson se 2018 është vit kyç, dhe nëse ndodhin vendimet pozitive të Këshillit të BE-së në qershor mund të presim t’i fillojmë edhe negociatat inkuadruese.
Në këtë kontekst theksoi se dy elemente janë kyçe nga aspekti gjeopolitik – ky është samiti i NATO-s në korrik në Bruksel, ku gjithashtu pritet se Maqedonia do të jetë lëndë e diskutimit, ndoshta edhe këndë e vendimit, dhe pastaj një apo dy ditë pastaj, është Samiti i Londrës, gjegjësisht vazhdimi i Procesit të Berlinit, ku gjithashtu priten sinjale pozitive lidhur me financimin e projekteve kyçe infrastrukturore përmes Fondit investues perëndimor-ballkanik.
Historiku i BE-së
Më 9 maj të vitit 1950, Robert Shuman e prezantoi propozimin për krijimin e Evropës së organizuar, si opsion për mbajtje të paqes në kontinentin evropian. Propozimi i njohur si “Deklarata e Shumanit” konsiderohet si fillim për formimin e asaj që sot paraqet Bashkim Evropian.
Fillimisht aktivitetet kishin të bëjnë me krijimin e tregut të përbashkët për qymyr dhe për hekur të vendeve themeluese – Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Luksemburgu dhe Holanda. Sot BE-në e përbëjnë 28 vende anëtare, por me referendumin në Britaninë e Madhe dhe vendimin për dalje të vendit nga BE-ja, numri i anëtareve do të jetë 27. Me Bregzitin, kriza e emigrantëve, sulmeve terroriste dhe me rënien e populizëm, BE-ja përballet me një nga sfidat më të mëdha nga ekzistenca e saj.
Sfida të Unionit – nëse zgjerimi është prioritet
Edhe pse zgjerimi është aspekt nga i cili BE-ja nuk heq dorë, kuptohet kjo çështje nuk është prioritare duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet Unioni brenda në të – reformimin e brendshëm, Bregzitin, emigrantët, avancimin e sundimit të së drejtës në vende-anëtare të caktuara, të cilat vazhdimisht janë shënjestër e kritikave.
Kryetari i KE-së, Zhan Klud Junker muajin e kaluar në ditën kur u publikuan raportet për progresin e vendeve tha se BE-ja ka nevojë që të pranojë anëtare të reja nga Ballkani Perëndimor me qëllim që të evitohet rreziku për luftë të re në rajon.
“Nëse nuk hapemi për shtetet e rajonit dhe nëse nuk u japim perspektivë evropiane, rrezikojmë luftë të re siç kemi parë në vitet e 90-ta”, deklaroi Junker.
Megjithatë, sipas Junkerit deri në fund të mandatit të Komisionit aktual Evropian nuk do të plotësohen kushtet për hyrje të ndonjë vendi nga Ballkani Perëndimor në BE. Pastaj çdo anëtar i ri do të duhet sërish t’i inkorporojë veprimet e shtetit juridik dhe vlerat e BE-së.
Ditën e njëjtë presidenti francez Emanuel Makron me qëndrim se BE-ja nuk duhet të pranojë anëtare të reja derisa integrimi nuk thellohet dhe nuk zbatohen reforma.
Ai në fjalimin para Europarlamentit theksoi se “dëshiron që shtetet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në projektin evropian, por se koha për anëtarësimin e tyre nuk ka ardhur akoma”.
Megjithatë sipas Junkerit deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian aktual nuk do të plotësohen kushtet për hyrje të ndonjë vendi nga Ballkani Perëndimor në BE. Pastaj çdo anëtar i ri do të duhet paraprakisht t’i inkorporojë veprimet e shtetit juridik dhe vlerat e BE-së.
Më 17 të këtij muaji, do të mbahet në Sofje Samiti BE- Ballkani Perëndimor, i organizuar nga Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së. Në Samit do të marrin pjesë të gjithë udhëheqësit e shteteve anëtare të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Samiti do të kryesohet nga kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, i cili do ta përfaqësojë BE-në së bashku me kryetarin e KE-së Zhan Klod Junker.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, së bashku me një delegacion qeveritar do të marrin pjesë në Samitin, temat e të cilit janë “lidhshmëria” – në aspektin e transportit, energjisë dhe infrastrukturës digjitale, arsimit dhe aspekteve të tjera
Në fillim të muajit, Komisioni Evropian propozoi një Projekt-buxhet të ri për periudhën 2021-2027, i cili parashikon që ndarja e mjeteve financiare e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për thesarin e përbashkët evropian të rritet nga një në 1,114 për qind të PBV-së kombëtare.
Në Projektbuxhetin e ri për periudhën 2021-2027, parashihen 14.5 miliardë euro për fondet e parainkuadrimit për vendet kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në BE, por jo për pranimin e shteteve të reja anëtare. Në periudhat e mëparshme të buxhetit, Unioni për Fondet parainkuadruese ka ndarë rreth 11 miliardë euro.
Neda Dimova Përkiq
Ana Cvetkovska (MIA)